Spasovski: Gjuha jonë maqedonase, vetëdija për mbrojtjen e saj, rrënja e ekzistencë sonë, mbrojtësi i identitetit dhe ardhmërisë tonë, është obligim i shenjtë për të gjithë ne

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski me video porosi dërgoi urim me rastin e 5 majit – Dita e Gjuhës Maqedonase.

 

Porosinë e Kryeministrit Spasovski, u’a përcjellim në tërësi:

 

“Gëzuar 5 majin – Dita e Gjuhës Maqedonase.

 

Sot shënojmë këtë ditë të rëndësishme në realitet i cili është bashkëkohor, por e pakontestueshme: e flasim gjuhën maqedonase, me alfabetin tonë, si alfabet zyrtar. Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, tejkalimit, të pranimit, kodifikimin dhe të njohjes.

Tani na mbetet ta ruajmë dhe ta avancojmë. Ky obligim i ynë tani ka rëndësi më të madhe nëse merret parasysh roli i veprimtarëve të mëdhenj, Misirkov dhe Koneski.

Veçantia e gjuhës maqedonase është shkruar në letërnjoftimin e shtetit tonë, në familjen e madhe të popujve dhe vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ku krahas emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhën thotë: gjuha maqedonase.

Gjuha maqedonase përdoret lirshëm, gjithandej, në tërë botë.

 

Kjo ditë na obligon edhe njëherë të dërgojmë porosi të qartë se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar ta kultivojë dhe avancojë gjuhën maqedonase, monumentin e përhershëm të ekzistencës sonë si popull. Pikërisht për këtë, Qeveria shpalli 5 majin si Dita e Gjuhës Maqedonase. Kjo është dita kur në vitin 1945, Qeveria Popullore e Maqedonisë Federale shpalli vendimin për miratimin e alfabetit të gjuhës maqedonase si alfabet zyrtar i gjuhës sonë.

 

Sot, mbetet si prioritet i jonë nxitja e zhvillimit dhe afirmimit të gjuhës maqedonase si investim i përhershëm për ardhmërinë e saj, ndërsa ardhmëria e gjuhës sonë është e ardhmja e atdheut tonë.

Gjuha jonë maqedonase, vetëdija për mbrojtjen e saj, rrënja e ekzistencës sonë, mbrojtësi i identitetit dhe ardhmërisë sonë, është obligimi ynë për të gjithë ne.

Gjuha është materie e gjallë dhe më qartë do të tregojmë se kujdesemi për të, përmes mënyrës si e flasim, si e shkruajmë, si e lexojmë gjuhën letrare maqedonase. Në këtë mënyrë japim shembull me çfarë gjuhe dëshirojmë të rriten gjeneratat e reja.

Të ruajmë dhe avancojmë dhe me dinjitet t’ua përcjellim gjeneratave të ardhshme”.