Sot do të mbahet video-konferencë Samiti BE-Ballkani Perëndimor Zagreb 2020

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të marrin pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nëpërmjet video-konferencës, e cila këtë vit mbahet në organizim të Republikës së Kroacisë, si kryesues aktual i Bashkimit Evropian.
 
Në Samit, liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të diskutojnë për bashkëpunimin për ballafaqimin me virusin korona COVID-19 dhe pasojat prej të njëjtit, perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përkushtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerave evropiane dhe reformave.

Në komunikimin zyrtar të Komisionit Evropian në lidhje me Samitin BE dhe Ballkani Perëndimor, theksohet se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik i BE-së dhe theksohet se perspektiva evropiane e tërë rajonit është konfirmuar përsëri në mars të këtij viti, kur vendet anëtare miratuan propozimet e Komisionit për metodologjinë e përforcuar për proces aderues dhe sollën vendim për hapjen e negociatave për aderim me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është shumë e rëndësishme që BE-ja të vazhdojë të nxisë stabilitet dhe prosperitet në këtë rajon dhe mbështetet në interesat  e përbashkëta strategjike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

Në përputhje me Samitin, liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor do të shkëmbejnë mendime për fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për zgjidhjen e pasojave më të rëndësishme socio-ekonomike nga kriza shëndetësore-ekonomike me COVID-19, për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe për atë se si të ballafaqohen me sfidat për siguri për Evropën dhe tërë rajonin.

Në Samitin e sivjetshëm BE-Ballkani Perëndimor Zagreb 2020, krahas shefave të shteteve dhe qeverive nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova, do të marrin pjesë edhe shefa nga shtete dhe qeveri të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa me samitin do të kryesojnë Kryetari i Këshillit Evropian, Çarlls Mishell dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Lejen.

Në punën e Samitit do të marrin pjesë edhe Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Dejvid Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Investim dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.