Në 24 orët e fundit sipas statistikave të MPB-së në periudhën (05/06.05.2020) në lidhje me ndalesën për lëvizje të lirë është evidentuar se në nivel shtetëror 55 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, dhe për këtë janë arrestuar 42 persona kurse për të tjerët janë marrë të dhënat e nevojshme dhe do të ketë masa përkatëse.
Gjithashtu sipas statistikave në 24 orët e fundit për 159 personave u janë lëshuar vendime për izolim, kurse 48 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek personat në izolim dhe vetizolim, gjatë së cilës nuk ka pasur raste të personave të cilët nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe të vetizolimit.