Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njerëzit e parë të Këshillit Evropian, të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian, si dhe shefat e e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor miratuan dhe pranuan deklaratë të përbashkët nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilin BE-ja edhe një here e përsëriti mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tyre vendet nga Ballkani Perëndimorë edhe një herë e përsëritën mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane si zgjidhje të fortë strategjike.
Deklarata e Zagrebit, e adresuan edhe krizën me koronavirusin dhe BE-ja angazhohet për partnerët e vet të Ballkanit Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen aktive të përpjekjeve të tyre për luftë kundër koronavirusit dhe për përballje me pasojat mbi shoqëritë dhe ekonomitë.
Në deklaratën e përbashkët potencohet se BE-ja de vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku luftojnë kundër koronavirusit dhe me pasojat e pandemisë Kovid-19. BE-ja mobilizoi shumë shpejt pako prej mbi 3,3 miliardë euro në dobi të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto mjete, përveç për rimëkëmbje pas pandemisë, janë destinuar për mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin shëndetësor, për nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomie të vendeve të rajonit. Mbështetje shtesë janë pakoja prej 750 milionë euro për ndihmë makro-finaciare dhe 1,7 miliardë euro nga Banka Investuese Evropiane.
Deklarata e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor Zagreb 2020 thekson se pandemia tregon se BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfidat e përbashkëta. Ky bashkëpunim, përfshin furnizim të përbashkët dhe qasje të pakufizuar deri te pajisja personale mbrojtëse, siguri dhe rrjedhje të shpejtë të prodhimeve themelore përmes korridoreve të gjelbra që i lidhin BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, furnizim nga ana e BE-së me testet për koronavirus në Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunim të ngushtë me organet shëndetësore relevante në vendet e BE-së dhe të rajonit.
Me deklaratën partnerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor obligohen për një Evropë të fuqishme, stabile dhe të bashkuar, të bashkuar në lidhjet historike, kulturore dhe gjeografike dhe për mbrojtjen e politikave e pranuara reciproke, të sigurta dhe interesave ekonomike.
BE-ja, e përshëndet përkushtimin e fortë të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor për rëndësi thelbësore të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, menaxhimin e mirë, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me deklaratën e vendeve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor pranojnë ta përforcojnë bashkëpunimin për përballje me dezinformatat dhe kërcënimet e tjera hibride, të cilat vijnë nga palët e treta të cilat dëshirojnë ta minojnë perspektivën evropiane të rajonit.
Në deklaratën në Zagreb 2020 Be-ja plotësisht e mbështet përcaktimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal inkluziv dhe përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë drejtim vullneti i mire dhe rezultatet e prekshme në zbatimin dhe bashkëngjitjen deri te marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, vlerësohet si e rëndësishme dhe theksohet se gjetja dhe zbatimi i zgjidhjeve përfundimtare, inkluzive dhe obliguese duhet të kërkohet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Deklarata konstaton se bashkëpunimi i ngushtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në suaza të strukturave të përhershme rajonale e tregon vlerën e saj edhe në përballjen me krizën KOVID-19, dhe në atë drejtim BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin e tillë inkluziv rajonal dhe u bën thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor tërësisht ta shfrytëzojnë potencialin për bashkëpunim që ta lehtësojnë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës.
Në pikën 11 të deklaratës, qëndron në kumtesë, theksohet se prejse do të arrihen rezultatet e projektuara për ndalimin e pandemisë KOVID-19, do të vijojë faze e re e bashkëpunimit të ngushtë për ballafaqim me pasojat socio - ekonomike të krizës. Për atë qëllim Komisioni Evropian përgatit plan masiv ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që t’I përforcojë ekonomitë e vendeve të rajonit, ta përmirësojë konkurrencën e tyre dhe ta nxisë lidhjen cilësore të rajonit me BE-në.
BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me deklaratë pajtohen ta përparojnë bashkëpunimin e ndërsjellë për çështjet themelore të sigurisë në mënyrë sistematike dhe në nivel operativ, në çështje siç janë parandalimi dhe lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, duke përfshirë edhe financimin, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë.
Në deklaratën nga Samiti në Zagreb 2020 partnerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i vendosin në krye të prioriteteve luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar si domosdoshmëri për transformimin politik dhe socioekonomik të rajonit.
Deklarata përcakton se vendet e Ballkanit perëndimor, në bashkëpunim me BE-në, dhe njëri- tjetrin do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete vendosëse kundër tregtisë me njerëz, kundër tregtisë me drogë, si dhe kundër tregtisë së palejuar me armë, duke i përfshirë edhe sfidat migruese dhe kontrabandimin me emigrantë.
Në deklaratë të përbashkët nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020, potencohet edhe vlera e politikave të përbashkëta për siguri energjetike me prioritet të burimeve të ripërtërira të energjisë.
Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të interesave të përbashkëta, qëndron në kumtesë, liderët e BE-së në deklaratë e shprehin gatishmërinë për ta përforcuar dialogun politik në nivel të rregullt dhe më të lartë, midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.