Transkripti i pyetjeve nga mediet dhe përgjigjet e Kryeministrit Spasovski më 9 – maj 2020, ngjarja solemne me rastin e Ditës së Fitores ndaj Fashizmit dhe Ditës së Evropës

Ju lutem a mund të na tregoni më tepër rreth konkluzioneve nga mbledhja e djeshme e Qeveris, në raport me ngjarjen në Strugë? LSDM-ja kërkoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Çulev, por ne rast se ai e jep, Kuvendi nuk është në funksion që ta shkarkojë dhe ta pranojë dorëheqejen.

-Ne kemi sjellë konkluzione në mbledhjen e Qeverisë. Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast edhe për organizatorët, për ata që kanë marrë pjesë, ata që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë e vënë në pikëpyetje jetën dhe shëndetin e qytetarëve për të hapur procedura. Ne kërkuam që të hapet procedurë edhe në pjesën e organizimit të ngjarjes në MPB. E dini se aty patëm edhe sulm verbal të gazetarëve. Qeveria e dënoi atë dje dhe kërkoi reagim të shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga institucionet tjera kompetente që të mund të marrin masa kompetente. Sepse, nëse liria e mendimit, e shprehjes, bindjes etj. është parim bazë për të cilin fola më parë, për formimin e shtetit maqedonas, atëherë me siguri mund të reagojmë edhe në raport me këtë ngjarje. Dorëheqja është sigurisht një akt moral. Ne jemi në një kohë që është jonormale, një kohë që na largon të gjithë nga mënyra e zakonshme e jetesës dhe një kohë që do të kërkojë normalitet të ri në të ardhmen. Megjithatë, mosrespektimi i vendimeve, mosveprimi i nëpunësve të policisë dënohet me masa të përshtatshme, sigurisht që kërkon edhe përgjegjësi.

A do të ketë zgjedhje dhe kur? Qëndrimi juaj në raport me Vendimin e BFI-së që ti hap xhamitë më 12 prill?

Në raport me zgjedhjet, se a do të ketë, zgjedhje do të ketë vetëm çështja është se kur. Këtë do ta vendosim në takimin e liderëve. Unë shpresoj se takimi i liderëve do të sjell edhe vendim i cili para së gjithash bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike të cilat i kemi dhe do të determinohet nga zhvillimi i krizës shëndetësore, e gjithë kjo që ndodh në vend këtkon përgjegjësi të lartë politike dhe unë pres që të arrihet marrëveshje në takimin e liderëve në raport me mbajtjen e zgjedhjeve. Mbi të gjitha, kur është e mundur përsa i përket të gjitha veprimtarive juridike.

Lidhur me hapjen e xhamive, gjegjësisht sjelljen e vendimit të BFI-së unë e thashë qëndrimin tim për të gjitha bashkësitë fetare se ato duhet t’i respektojnë vendimet që i sjellë Qeveria dhe nuk ka organizim qoftë fetar, politik, qoftë të ndonjë individi që nuk duhet t’i respektojë masat. Për shkak se këto vendime nuk janë me karakter politik, këto janë vendime që do të thonë mbrojtje e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Bëj apel që ta rianalizojnë vendimin e tyre në pjesën e hapjes së objekteve fetare, megjithatë gjithashtu i them edhe KOM-it që të sillet me seriozitet për arsye se ka bërë një sërë shkeljesh gjatë periudhës së kaluar.

 

Kryeministër, sot kryeson Komisioni për Sëmundje Infektive, cili është qëndrimi i Qeverisë, në raport me hapjen e objekteve hotelierike, restoranteve, kafeneve deri të hënën? A keni ndërtuar qëndrim ju si Qeveri, çfarë vendimi do të miratohet, sepse paraprakisht njoftoi ministri i Shëndetësisë Filipçe?

-Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po i ndërton qëndrimet ekskluzivisht në bazë të shkencës. Në bazë të atyre, që janë ekspertë të fushës, sepse shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë në duart e politikanëve. Duhet të jetë në duart e atyre të cilët kujdesen për shëndetin tonë dhe ata janë mjekët dhe personeli mjekësor, të gjithë ata të cilët me përkushtim punojnë periudhën e kaluar, 2,3 muaj punojnë në mbrojtjen e shëndetit tonë. Komisioni për Sëmundje Infektive, sot debaton, flasin rreth të gjitha këtyre aspekteve, duke marrë parasysh ngjarjet, rastet, të cilat janë në pjesën e virusit korona. Më pas do të kyesojmë edhe në Shtabin kryesor operativ, në raport me këto masa dhe në fund Qeveria do të debatojë dhe do të miratojë vendime. Vendimet do të miratohen bazuar në personat ekspertë.

Disa vende, tashmë njoftuan për planet për hapjen e vendkalimeve kufitare, si qëndron rasti e vendin tonë, a ka ndonjë plan për hapjen e vendkalimeve kufitare tona?

- Ne kemi plan në raport me të gjitha aktivitetet që po na ndodhin, gjegjësisht të gjitha punët që duhet ti ndërmarrim si masa në periudhën e ardhshme. Një prej çështjeve të tilla, është edhe hapja e vendkalimeve kufitare. Ko nuk do të varet vetëm nga vendi ynë, por do të varet nga të gjitha vendet e rajonit.Mendoj se ende duhet të jetë kjo gjendje dhe të mos lejojmë hyrje në Maqedoninë e Veriut, derisa nuk shohim shifrat dhe derisa nuk kemi zvogëlim të epidemisë tek ne dhe në vendet e rajonit, në kuadër të të cilave do të mund të lejojmë hapjen e vendkalimeve kufitare dhe lëvizje të lirë të qytetarëve. Dëshira jonë është që kjo të ndodhë sa më shpejt, megjithatë kjo varet nga të gjithë ne, se sa të gjithë bashkë i qasemi seriozisht dhe me përgjegjësi kësaj krize. Këtë e përsëris që prej ditës së parë të krizës, sa më shpejtë përfundojnë të gjitha këto masa dhe të kthehemi në atë normalen e re, e cila na pret.

A konsideroni se qershori është periudha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve?

-Unë nuk e di se a është periudha ideale që në qershor të mbahen mbledhje, por mendoj se paralajmërimet se kjo krizë mund të rikthehet pas shtatorit, mendoj se është e patjetërsueshme që të mbahen sa më shpejtë zgjedhjet parlamentare duke pasur parasysh se shtetit i nevojiten institucione funksionale të cilat do të mund të sjellin vendime për të gjitha çështjet në interes të qytetarëve. Megjithatë, thamë se do të vendoset edhe sipas zhvillimit të krizës shëndetësore. Pres që efektet e të gjitha masave, të cilat i ndërmorëm deri më tani, janë të mira dhe do të japin rezultate më të mira se a do të krijohen kushte që të mundë të shkojmë në zgjedhje parlamentare. A do të ndodh kjo në qershor, ose në fillim të korrikut, si do që të jetë, do të sjelljet vendim në bazë të analizave nga ekspertët.

A do të ketë shkurtim, paralajmërohet rebalans, të anës së shpenzimeve në Buxhet dhe a do të planifikohet shkurtim i pagave në administratë?

-Ne biseduam disa herë, në kuadër të ekipit ekonomik dhe këshillit ekonomik. Patjetër do të bisedohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në pjesën e Rebalansit të Buxhetit, ideja jonë është të bëjmë shkurtime që do të jetë për funksionimin e shtetit. Këtu, para së gjithash konsideroj se investimet kapitale, që krijojnë aktivitet të mirë ekonomik, duhet të mbeten maksimale, që të mund të punojmë të gjitha ato projekte. Në këtë aspekt jemi drejtuar si Qeveri. Thjeshtë, do të krijojmë Buxhet, i cili do të mund të mbështesë ekonominë edhe në momente kur të kemi kushte për kthim të tërësishëm të ekonomisë, ekonomia maqedonase të jetë e gatshme të kthehet në aktivitet të plotë ekonomik. Për pagat e administratës, nuk kemi vendim të tillë. I shikojmë të gjitha analizat para nesh. E dini, sollëm Vendim, unë konsideroj që ai ishte një prej vendimeve më të drejta, funksionerët, ne që kemi pagat më të larta në shtet, ti ulim ato në pagë minimale. Gjykata Kushtetuese kundërshtoi atë, megjithatë nuk ishte vendim i ynë, por i Gjykatës Kushtetuese.Megjithatë...Në ndërkohë, të gjithë funksionerët tashmë i dhurojnë pagat e tyre në Fondin të cilin e formuam për këtë krizë COVID-19.