Nga mbledhja e 51-të e Qeverisë: Miratohet pakoja e parë nga Plani për zbutjen e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së virusit korona; Me 738 ndërmarrje dhe 6.524 punonjës u mbyll linja e parë e kredive pa interes nga “Kovid 1”; Maqedonia e V

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 51-të e miratoi Planin për uljen e masave restriktive për ndalimin dhe përhapjen e virusit korona, që  do të realizohet në tre faza.

Faza e parë është funksionimi aktual i aktiviteteve ekonomike gjatë gjendjes së deklaruar të jashtëzakonshme dhe lëvizjes së kufizuar të popullatës në të gjithë territorin e vendit me një ulje graduale të kohës për ndalimin e lëvizjes.

Faza e dytë si fazë kalimtare është vendosja iniciale e aktiviteteve të punës me respektimin e masave të rekomanduara dhe protokollet strikte të punës në kushte të parandalimit të paraqitjes dhe përhapjes së Covid-19  dhe faza e tretë parashikon një kthim të plotë në procesin e rregullt të punës me respektimin e masave themelore për mbajtjen e higjienës personale dhe distancës fizike.
Në mbledhjen e sotme, si pjesë nga faza e dytë, Qeveria e angazhoi  Institutin e Shëndetit Publik “Instituti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit” - Shkup që të fillojë të kryejë aktivitete aktuale të punës, në përputhje me protokollin e Komisionit për sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në këtë pako vendimesh për uljen e masave kufizuese, Qeveria udhëzoi të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera në kuadër të kompetencave të tyre për të zbatuar masat e Planit për të zvogëluar masat kufizuese dhe protokollet e Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse është e nevojshme të  bëjë ndryshime  dhe plotësime në dekretet me fuqi ligjore nga resori i saj.

Në kuadër të kësaj pike të mbledhjes së Qeverisë, është miratuar vendim që të fillojnë aktivitet e punës të qendrave për edukim, trajnime dhe seminare për të rinjtë, organizimi i mbledhjeve të organeve për menaxhim dhe konferencave, akademive dhe aktivitet edukative duke respektuar edhe protokollet nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu nga nesër është mundësuar të fillojë mbajta e mësimit dhe zbatimit të trajnimit dhe të provimeve në qendrat e provimit nga ana e shkollave për trajnim të shoferëve në bazë të protokollit për këto veprimtari.

Kjo pako e parë “lehtësuese” e masave parasheh edhe nisjen me stërvitjet sportive në hapësira të hapura, veçanërisht të sporteve individuale dhe tenisit, si dhe  puna e bastoreve me anë të shallterit, sërish në pajtueshmëri me protokollin nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë. 

Në bazë të situatës epidiomologjike  në shtet dhe vendimi nga Komisioni për sëmundje infektive, Qeveria solli vendim të lejojë hapjen e qendrave tregtare të mbyllura me respektim të rregullave strikte dhe protokolleve për punën e tyre në kushte të zbatimit të masave për preventiv dhe parandalim të përhapjes së COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave lejohet që persona të zgjedhur, përfaqësues të institucioneve të shtetit, të munden të udhëtojnë në shtete tjera, me masa të kujdesit për mbrojtje, për shkak të aktiviteteve të ndërlidhura me koordinim të aktiviteteve me karakter shtetëror.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar edhe informata e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për grupin e katërt të  aplikimeve për kredit të përpunuara me çka janë shfrytëzuar fondetet e parapara për linjën e parë kreditore pa kamat “Kovid 1”.
 Me këtë grup të katërt, gjithsej 738 ndërmarrje që punësojnë 6.524 persona u janë dhënë aplikime kredie për kredi pa interes nga linja "Kovid 1".  Mjetet nga linja kreditore janë shfrytëzuar në bazë të aplikimeve kreditore të arritura më 6 prill të vitit 2020, deri në fund të kohës së punës. Procedimi i kërkesave kreditore, në bazë shpalljes publike është në bazë të parimit “ i pari i arritur, i pari i shërbyer”.
Nga 738 kompani, aplikacionet për kredi të të cilave janë aprovuar, 77% ose 565 ndërmarrje kanë deri në 10 të punësuar, 21% ose 155 kompani kanë deri në 50 të punësuar ndërsa 2% ose 18 kompani kanë 18 të punësuar.

Sipas strukturës së kërkesave totale të aprovuara, 373 kompani me aktivitet hotelieri përdorën këtë linjë kreditore në vlerë prej 3 milionë euro. Nga veprimtaria e transportit, 320 kompani përdorën linjën kreditore në vlerë prej 2.3 milionë euro. Nga veprimtaria e turizmit, 43 kompani e përdorën këtë linjë kreditore për një shumë totale prej 252 mijë eurosh.

Në informacionin e sotëm të Qeverisë, janë propozuar 107 kërkesa shtesë për kredi me gjithsej 936 punonjës që plotësojnë kërkesat, në shumë prej 776 mijë euro. Nga këto 107 kompani, shumica janë ndërmarrje mikro me deri në 10 të punësuar, 80%, ndërsa 16% janë ndërmarrje të vogla me deri në 50 të punësuar. Në drejtim të veprimtarive, 44 ndërmarrje janë në fushën e transportit, 60 janë në fushën e hotelerisë dhe tre janë në fushën e turizmit.

Në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Brendshme, janë miratuar dekrete me fuqi ligjore për pasaportat dhe patentat e shoferit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat zgjasin afatin e këtyre dokumenteve personale deri në 31 korrik të vitit 2020. 
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një Program për mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirus KOVID-19, sipas të cilit do të bëhet pagesa e fondeve për ndihmë financiare për individët që kryejnë veprimtari të pavarur. - aplikantët për ndihmë financiare, të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirus KOVID-19, për muajt prill dhe maj 2020, në shumë prej 14.500 denarë në muaj.

Sot, Qeveria miratoi Informacionin për fillimin e programimit të IPA III Programit të Ndihmës Para-aderues për periudhën 2021-2027, dhe udhëzoi ministritë që ti zbatojnë  përgatitjet e marrëveshjes strategjike, organizimin e takimeve të grupeve të punës sektoriale dhe përgatitjen e Dosjeve të Veprimit për vitin 2021. dhe 2022 dhe Programi i Veprimit IPA III.

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi mundësinë e përdorimit të Fondit të Solidaritetit të Bashkimit Evropian (FSEU) për menaxhim me ndikimin  financiar të KOVID-19.

Në prill të vitit 2020, si pjesë e Iniciativës së përgjigjes së Investimeve të koronavirus, BE zgjeroi fushën e FSEU dhe tani përfshin fonde për aktivitete që lidhen me situata të rënda emergjente që lidhen me KOVID-19, dhe siguroi mbështetje financiare prej rreth 800 milion euro për vendet më të prekura, të cilat do të lehtësonin barrën e shkaktuar nga masat emergjente.
Vendet anëtare të BE-së si dhe vendet kandidate të BE-së kanë qasje në këtë fond.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes për grant mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës - USAID, nga programi i USAID-it, për qëllimin e zhvillimit: "Republika e Maqedonisë së Veriut është një shoqëri demokratike e prosperuar, e vetë-mbajtur dhe gjithëpërfshirëse".

Me këtë amendament  në Marrëveshjen për grant, USAID-i po rrit sasinë e fondeve që ofron me një shtesë prej 15.929.675 dollarë, të cilat do të përdoren për të mbështetur rritjen e sektorit privat, për përfshirje më të madhe të qytetarëve të informuar, për programe të qeverisjes së mirë, si p.sh. dhe për projekte për kohezion më të mirë në shoqëri.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe ra dakord të zhvillojë një procedurë për blerjen e automjeteve motorike dhe mobileve për nevojat e Komandës SEEBRIG (SEEBRIG).

Në këtë drejtim, Qeveria pranoi mendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për domosdoshmërinë e furnizimit për Komandën SEEBRIG, brigadën shumëkombëshe të Evropës Juglindore në të cilën marrin pjesë gjashtë shtete anëtare të NATO-s (Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Turqia), e cila nga fillimi i gushtit 2020 do të jetë e vendosur në kazermat në Kumanovë, në të cilat në 6 vitet e ardhshme, 60 oficerë të NATO-s do të punojnë në komandën e kësaj brigade.