Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 51-të e miratoi Planin për uljen e masave restriktive për ndalimin dhe përhapjen e virusit korona. Stabilizimi i krizës së shkaktuar nga pandemia me virusin korona na solli në normalen e re, e cila në këtë rast nënkupton përshtatje në mënyrën e ndryshuar duke vendosur aktivitetet e punës në mënyrë që do të garantojë respektimin e masave të rekomanduara dhe protokolleve për punë që do të sigurojnë parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes së COVID-19.
Për shkak të sigurisë tuaj dhe ruajtjes së shëndetit publik, merreni parasysh dhe respektoni protokollin gjatë organizimit tuaj të ardhshëm dhe mbajtjes së mbledhjeve të punës, trajnimeve, kurseve dhe seminareve.
|