Takim i Kryeministrit Spasovski me deputetin Sterjovski nga Kuvendi i Shqipërisë: U shqyrtuan mundësi për ndihmën e maqedonasve në Gollobordë dhe Prespë

Takim i Kryeministrit Spasovski me deputetin Sterjovski nga Kuvendi i Shqipërisë: U shqyrtuan mundësi për të ndihmuar maqedonasit në Gollobordë dhe Prespë 

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Vasil Sterjovski, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetar i partisë politike  Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian nga Republika e Shqipërisë, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Taqo Grozdani. 

Në takim u bisedua për mënyrën me të cilën ballafaqohen me krizën shëndetësore-ekonomike maqedonasit të cilët jetojnë në Gollobordë dhe Prespën e Vogël. 

U shqyrtuan mundësitë se si Republika e Maqedonisë së Veriut do mundej t’u ndihmojë familjeve të rrezikuara sociale në Gollobordë dhe Prespën e Vogël, në ballafaqimin me pasojat nga pandemia. 

Në mbledhje u konstatua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë reflektohen gjithashtu në kujdesin për rritjen e cilësisë së jetesës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, përmes projekteve për përmirësimin e infrastrukturës komunale në vendet ku ata jetojnë.