Spasovski në video samitin e CEI: Vendet nga CEI formojnë grupe për veprim për bashkëpunim rajonal kundër pandemisë nga COVID-19 dhe për përgatitjen e protokolleve të qëndrueshme dhe të sigurta për hapjen e kufijve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane kushtuar marrëveshjeve për bashkëpunim kundër pandemisë nga COVID-19.

Në samitin e CEI, ku kryesonte Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, morën pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë – Edi Rama, i Bullgarisë – Bojko Borisov, i Kroacisë – Andrej Plenkoviq, Moldavisë – Jon Çiku, i Ukrainës – Denis Shmihall, si dhe eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së Oliver Varheji, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – Suma Çakrabarti, Sekretari i Përgjithshëm i CEI – Roberto Antonione dhe drejtori rajonal për Evropë i Organizatës Botërore për Shëndetësi, Hans Henri Klluge.

Në deklaratën e përbashkët nga samiti i jashtëzakonshëm i vendeve nga Iniciativa Qendrore Evropiane (CEI), theksohet se pandemia e COVID-19 përfaqëson sfidë e cila përveç krizës shëndetësore, shkaktoi krizë serioze ekonomike, sociale dhe humanitare.

Vendet nga CEI, me këtë deklaratë marrin për obligim si aksion urgjent i përbashkët dhe gjithëpërfshirës i nivelit nacional, rajonal dhe global për masa urgjente për aksion të koordinuar, proporcional dhe transparent që i respekton të drejtat themelore të secilit person, veçanërisht për shkak të ndikimit të krizës te gratë, personat e moshuar, të rinjtë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektorin joformal dhe grupet tjera të rrezikuara dhe individë, përfshirë edhe popullsinë në fusha të prekura nga konflikte.

Në deklaratën e CEI potencohet rëndësia e medieve të pavarura dhe liria për shkëmbimin e informacioneve të sakta dhe të besueshme që të parandalohen informacionet e rreme ose manipuluese për përhapjen e COVID-19 dhe gjuha e urrejtjes, që sjellin nivel të lartë të rrezikut dhe jetës së njerëzve.

Pasojat e vështira socio-ekonomike nga pandemia e COVID-19, theksohet se në deklaratën e CEI, thirren masa urgjente, unitet dhe solidaritet për një shërim të shpejtë të ekonomive nga vendet nga iniciativa dhe për kthim të shpejtë të kushteve për tregti dhe rrjedhë e papengesë e mallrave, përforcim i lidhshmërisë, tërheqja e më shumë investimeve të huaja dhe për revitalizimin e turizmit në kushte të reja.

CEI hyn në bashkëpunim me organizatat tjera rajonale dhe ndërkombëtare, për përgjigje koherente dhe të koordinuar të implikimeve më të gjera të dimensioneve të ndryshme të krizës.

Vendet e CEI e mbështesin Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për përgjigjen globale për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për luftën kundër pandemisë, si dhe masave në nivel nacional. Në deklaratën nga samiti i jashtëzakonshëm i CEI përshëndetet propozimi për formimin e grupeve të punës për përgatitjen e protokolleve të qëndrueshme dhe të sigurta për hapjen e kufijve.

Në deklaratën e CEI përshëndetet edhe përcaktimi i më shumë se 7 miliardë euro nëpërmjet instrumenteve të ndryshme të BE-së për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere nga Evropa lindore, për zgjidhjen e pasojave shëndetësore dhe humanitare shkaktuar nga COVID-19, si dhe për parandalimin e implikimeve të mëtejshme negative mbi ekonominë në rajon.
Në këtë drejtim, në deklaratën e CEI përshëndeten edhe masat për reagim dhe rindërtim të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndihmën e vendeve nga iniciativa për tu ballafaquar me pasojat ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në deklaratën e përbashkët nga samiti i jashtëzakonshëm i vendeve nga CEI u theksua edhe se lufta kundër COVID-19 dhe pasojat socio-ekonomike. Duhet të mbeten lartë në agjendën e CEI, në iniciativën e kryesisë malazeze, si dhe e të gjitha vendeve anëtare.