Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në emisionin në TV Klan sqaroi se kur u vendos që të anulohen zgjedhjet më 12 prill, me Dekretin me fuqi ligjore veprimet e zgjedhjeve u vendosën në pushim, por ai dekret përcakton se në momentin kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, prej atij momenti vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore dhe në këtë mënyrë caktohet data kur duhet të mbahen zgjedhjet, ndërsa vlefshmërinë e këtij Dekreti me fuqi ligjore e konfirmoi Gjykata Kushtetuese.
“Ne përmes gjendjes së jashtëzakonshme miratojmë dekrete me fuqi ligjore që të funksionojë shteti në këto kushte, por tani parashtrohet pyetja se sa kohë duhet të jemi në gjendje të jashtëzakonshme? Nuk guxojmë të lejojmë mos të kompletojmë institucionet në sistem atëherë kur është më e përshtatshme të jenë të kompletuara vetëm se dikush ka interes të ndryshëm partiak dhe nuk do që të shkojë në zgjedhje në këtë moment, do të ketë më vonë etj. Të gjitha analizat tregojnë tani, gjatë ngrohjes së kohës, do të kishim gradën më të ulet të përhapjes së virusit korona, ndërsa pas asaj është e mundshme valë e re e epidemisë në vjeshtë dhe dimër”, theksoi në emisionin në TV Klan, Kryeministri Spasovski.
Gjendja normale para pandemisë nuk do të kthehet tani dhe nuk do të jetë njëjtë siç ishte para saj, tha Spasovski dhe shtoi se duhet të mësohemi në gjendjen e re në të cilën me protokolle të rrepta do të mundësohet organizimi dhe zbatimi i procesit të besueshëm të zgjedhjeve.