Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i vlerësoi si të pakuptimta akuzat se masat ekonomike të Qeverisë për ballafaqim me pasojat nga COVID-19 pandemia, bëhen në drejtim të blerjes së votave për zgjedhje.
“Ne kemi krizë serioze shëndetësore e cila në mënyrë serioze goditi ekonominë në shtet. Kjo goditje serioze mbi ekonominë, kërkon përgjigje nga Qeveria sepse ajo ka përgjegjësi të ndihmojë, të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe jetën e njerëzve, të mbrohet sistemi shëndetësor në vend, gjithashtu edhe të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë. Të ruhen vendet e punës, në mënyrë të drejtpërdrejtë t’u ndihmohet qytetarëve, të mirëmbahen kompanitë dhe të krijohen kushte menjëherë pas përfundimit të epidemisë të krijohet baza për një ekonomi të re zhvillimore në vend. Prandaj i miratuam tre pakot e masave”, theksoi Kryeministri Spasovski në intervistën për TV Klan dhe shtoi se opozita është kontradiktore sepse deri para një jave mbronin tezën se po vonohet me masat ekonomike, ndërsa tani kur u miratuan thonë se janë ryshfet zgjedhor.