Spasovski në bisedë telefonike me Kryeministrin Irlandez Varadkar: Ne kemi një interes të ndërsjellë për bashkëpunim më të afërt dhe shkëmbim përvojash me Maqedoninë e Veriut se si Irlanda është bërë një nga ekonomitë më të forta në BE

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar, në të cilën mbizotërojnë dëshirat dhe interesat e ndërsjella për bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve.

Kryeministri Varadkar ka dërguar urime për punën e Qeverisë në kushte të pandemisë me Kovid-19, si dhe për anëtarësimin në NATO dhe vendimin pozitiv të BE-së për fillimin e negociatave.

Kryeministri Irlandez në bisedën telefonike theksoi se vendi i tij  mbetet mbështetëse e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se  Qeveria e tij  është e gatshme ta ndajë përvojën si anëtarësimi në BE  i ndihmoi  Irlandës ta zhvillojë ekonominë  e vet që të jetë midis t vendeve më të fuqishme në BE, dhe shfaqi shpresë se e njëjta mund të ndodhë edhe me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Spasovski falënderoi për mbështetjen e sinqertë nga Irlanda dhe theksoi se vendi ynë pret një kornizë bisedimesh në qershor, dhe kërkoi mbështetje për një fillim më të shpejtë të negociatave. Spasovski e ndau përkushtimin e veçantë të Qeverisë ndaj implementimit të marrëveshjeve dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat dukshëm i përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe paraqesin shembull pozitiv në rajon.

Të dy kryeministrat janë pajtuar se Samiti Zagreb 2020 BE dhe Ballkani Perëndimor ka dërguar porosi të fortë për mbështetjen e BE-së për rajonin.

 

Në bisedën telefonike kryeministri Spasovski uroi kolegun e Irlandës për vendimin e tij që sërish ta aktivizojë licencën e tij si mjek dhe t’i bashkëngjitet ekipit mjekësor të vendit të tij gjatë pandemisë si gjest i porosisë së fortë pozitive për lidership të përkushtuar.

Kryeministri  Varadkar shprehu mirënjohje se Irlanda fillon t’i lehtësojë masat, ndërsa Kryeministri Spasovski tha se edhe te ne fillon lehtësimi i masave dhe se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare