Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në përgjigje të një pyetje nga ana e gazetarëve , tha se këtë mëngjes, në takimin me Komisionin për sëmundje infektive, është propozuar nga Komisioni deri tek shtabi kryesor i krizave dhe tek Qeveri që të ketë një kufizim të plotë të lëvizjes gjatë fundjavës- orët e policisë nga e shtuna 19:00 deri të martën në ora 05:00 në mëngjes.
“Çka është esenca dhe pse kjo u propozua. Të gjitha këto raste që i kemi gjatë ditëve të kaluara në një përqindje të madhe bazohen në ngjarjet, tubime familjare që kanë ndodhur në ditët e kaluara. Për shkak të mosrespektimit të këtyre masave ne kemi raste të reja. Në këtë drejtim, vetëm një masë e këtillë rigoroze konsiderojmë se ka efektin e duhur.Të gjitha lirimet nga kufizimet që ishin paralajmëruar në fund të kësaj jave, i kanë lënë për në fillim të javës së ardhshme. Pra, pas fundjavës, këtu hyn edhe funksionimi i objekteve hotelerike, shkurtimi eventual i orës policore, për gjitha këto do të vendos Qeveria, së pari gjatë këtyre ditëve për fundjavën, ndërsa për gjitha këto masa pastaj nga e marta e tutje,” tha ministri Filipçe