Ministria e Shëndetësisë njofton se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 11 pacientë të shëruar në: Shkup 2, Shtip 1, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi një pacient në moshën 56 vjeçare nga Prilepi, i mjekuar në klinikë prej më 12 maj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 549 testime, ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja të COVID-19 edhe atë në: Shkup 26, Kumanovë 1, Prilep 1, Tetovë 10, Veles 1, Manastir 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është gjithsej 1.898, numri i pacientëve të shëruar është 1.378, i personave të vdekur 111, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 409.
Gjendja sipas qyteteve është:
- Shkup 673, aktiv 169
- Kumanovë 419, aktiv 23
- Dibër 51, aktiv 0
- Shtip 38, aktiv 3
- Prilep 204, aktiv 55
- Tetovë 161, aktiv 73
- Strugë 71, aktiv 5
- Veles 127, aktiv 52
- Manastir 28, aktiv 9
- Ohër 21, aktiv 6
- Kavadar 5, aktiv 0
- Gostivar 21, aktiv 4
- Gjevgjeli 4, aktiv 0
- Strumicë 3, aktiv 1
- Kriva Pallankë 6, aktiv 1
- Radovish 4, aktiv 0
- Krushevë 3, aktiv 0
- Koçan 31, aktiv 1
- Probishtip 2, aktiv 0
- Kërçovë 2, aktiv 0
- Negotinë 9, aktiv 2 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)
- Demir Hisar 1, aktiv 0
- Makedonski Brod 2, aktiv 0
- Pehçevë 3, aktiv 1
- Dellçevë 1, aktiv 0
- Vallandovë 1, aktiv 0
- Vinicë 3, aktiv 1
- Kratovë 2, aktiv 1
- Berovë 1, aktiv 1
- Shën Nikollë 1, aktiv 1
549 testet e kryera janë nëpërmjet; ISHP 302, Fakulteti i Veterinarisë 25, Avicena 24, Biotek 36, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 42, Sistina me metodën PCR 26 dhe ASHAM 94. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 23.316 për COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit, 209 teste janë në kuadër të skriningut. Sot është konfirmuar 1 rast pozitiv i një punonjësi në kopsht në Shkup.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, në 24 orët e fundit janë pranuar 7 pacientë të rinj, janë hospitalizuar gjithsej 49 pacientë. Me mbështetje oksigjeni janë 19, ndërsa në ventilim mekanik janë 2 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 25 pacientë. Në respiratorë janë 3, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 2 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 7, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe 3 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 5 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Prilep, janë hospitalizuar gjithsej 45 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë për COVID-19.