Kryeministri Spasovski, zëvendëskryeministrja Carovska dhe drejtori Mlladenovski në vizitë të ZZHTI-së Shkup 2: Në mënyrë intensive po punojmë në rregullimin infrastrukturor të zonave, sigurojmë kushte për investime të reja të huaja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetaren e Qeverisë të angazhuar për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska dhe drejtori i  Drejtorisë për Zonat Industriale të Zhvillimit Teknologjik, Aleksandar Mlladenovski, do të kryejnë inspektimin e aktiviteteve në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Shkup 2 (Bunarxhik).

 

Në deklaratën për media me këtë rast, Kryeministri Spasovski theksoi se në mënyrë intensive po punohet në përfundimin e infrastrukturës në zonën e cila përfshin rrugët, ujësjellësin, kanalizimet atmosferike dhe fekale, tubacionin e gazit dhe ndriçimin rrugor në bulevard dhe rrjetit të rrugëve.

“Parashikohet që punët të përfundojnë në muajin tetor të këtij viti, ndërsa vlera investuese e punëve është 107.000.000 denarë. Realizues dhe organ mbikëqyrës janë kompani vendore”, nënvizoi Kryetari i Qeverisë, Spasovski.

Njëherit ai theksoi se angazhimi i Qeverisë në realizimin e punëve ndërtimore sipas afateve të parashikuara është nxitur nga përcaktimi dhe në pjesën e politikës së re së ekonomisë zhvillimore e cila kërkon që edhe në këto kushte të cikleve të ngadalësuara investuese, të sigurojmë zona industriale tërësisht të përgatitura me infrastrukturë të tërësishme për fillim të shpejtë të projekteve investuese, të cilat presim të vazhdojnë në realitetin e ri.

 

“Përfitimet janë të mëdha sepse nga dita në ditë i përmirësojmë kushtet për investitorët dhe të përkujtoj se në ZZHTI 2 tani më punojnë kompanitë Van Holl, Murat Tixharet, Dura Automotiv Sistems dhe Gereshajmer, në atë pjesë ku infrastruktura është përfunduar në mënyrë adekuate për nevojat e këtyre kompanive”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai theksoi se eksporti nga zonat vetëm për vitin 2020, përfshirë muajin prill, është 630,2 milionë denarë, ndërsa importi për periudhën e njëjtë është 556,3 milionë denarë dhe se këto janë fakte të denja për respekt dhe janë pasqyrë e politikave dinamike ekonomike në vend.

“Investimet e huaja kanë rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të shtetit, ndërsa përfitimi më i madh nga investimet e huaja është fakti që këto zbatojnë teknologji të reja. Të punësuarit në fabrika janë persona të trajnuar mirë, të cilët punojnë sipas standardeve të njëjta të cilat kompanitë i praktikojnë me të gjitha kapacitetet e tyre prodhuese në botë”, nënvizoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai gjithashtu theksoi se në fotografi më të gjerë, si përfitim sekondar nga zonat zhvillimore teknologjike- industriale, e shohim edhe mundësinë për lidhje me kompanitë lokale të cilat bëhen pjesë e zinxhirit për furnizim të investitorëve të huaj që i bën këto zona gjenerator të rëndësishëm dhe pjesëmarrës në rritjen e prodhimit bruto të brendshëm.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë, e ngarkuar për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Milla Carovska potencoi se zona rregullohet me infrastrukturën e nevojshme, ndërkaq në mënyrë intensive vazhdojnë edhe aktivitet ndërtimore në disa objekte  të investitorëve të huaj të cilët përkundër krizës me koronën nuk e ndërprenë ndërtimin, përkundrazi këtë periudhë e shfrytëzuan për punë në terren.

"Ne jemi dëshmitarë se pati një ngadalësim në ekonominë globale dhe  që pati ndikim  edhe në kompanitë tona, por pas kësaj ngadalësimi prodhimi vazhdon të funksionojë në përputhje me protokollet e vendosura," tha zëvendëskryeministrja e Qeverisë, Carovska.

 Carovska theksoi se Qeveria ka bërë çdo përpjekje për të vendosur protokolle të posaçme për mbrojtjen e punonjësve dhe protokolle për transportin e mallrave, në mënyrë që të zbusë ndikimin e krizës.
"Ne si Qeveri jemi të përkushtuar  të punojmë se si të sigurojmë kushte pune për investitorët vendas dhe të huaj. Gjatë kësaj krize shëndetësore dhe sociale-ekonomike,  kemi siguruar protokolle në mënyrë që të mos ndalet kapaciteti prodhues në vendin tonë dhe të sigurohen kushte që ata të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet dhe prodhimin që nevojiten.

 Sigurisht, kompanitë e huaja gjithashtu janë prekur nga kriza, si i gjithë shteti, si pjesë e proceseve të tregtisë ndërkombëtare, shumë prej tyre janë në zinxhirë të furnizimit global, dhe ka një ulje të prodhimit të tyre. Por tani me ato që ne mund të shohim dhe me njoftimet që i ka Këshilli i investitorëve të huaj dhe investitorët e huaj me të cilët jemi në kontakt, kompani individuale, mund të shihet se ato po përshtaten me kohën e re dhe tashmë po fillojnë prodhimin e tyre ”, tha Carovska.

 Drejtori i Drejtorisë për Zonat Teknologjike të Zhvillimit Industrial, Aleksandar Mlladenovski, gjatë fjalimit të tij veçoi disa projekte që përmirësojnë funksionin e zonave dhe theksoi se investimet publike në infrastrukturën rrugore janë të kompletuara me investimet në infrastrukturë në ZZHTI.

 

"Për lidhjen e trafikut të ZZHTI Prilep, po ndërtojmë mbikalime, vlera e investimit të të cilave është 240 milion denarë. Infrastruktura e brendshme përbëhet nga një rrugë me kanalizime atmosferike dhe fekale dhe ndriçim rruge, vlera e investimit të së cilës është 45 milion denarë. Sistemi i ujësjellësit me një vlerë totale investimi prej 50 milion denarë është ndërtuar në të njëjtën zonë ”, tha drejtori Mlladenovski.

 

Ai prezantoi se ZZHTI Strugë është në fazën e fundit ndërtimi i kryqëzimit për hyrje / dalje në / nga zona, një investim prej 135 milion denarë. Brenda ZZHTI Strugë (në zonë) po punojmë për ndërtimin e fazës së dytë të infrastrukturës themelore - rrugë, linjës ujësjellësi përgjatë rrugës, kanalizimeve atmosferike dhe fekaleve, ndriçimit në rrugë, me një vlerë investimi prej 42,000,000.00 denarë.

"Në zonën në Kërçovë jemi në fazën e realizimit të fazës së dytë të infrastrukturës së brendshme e cila konsiston në ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve atmosferike dhe fekale dhe ndriçimit të rrugëve në gjatësi prej 500 metrash me një vlerë investimi 20.500,000.00 denarë", theksoi drejtori Mlladenovski.

Ai sqaroi se zona ZZHTI në Strumicë është në proces të ndërtimit të një terminali për automjete të rënda me një vlerë investimi prej 48,000,000.00 denarë, dhe në ZZHTI Shtip është planifikuar një lidhje trafiku me rrugën e re ekspres dhe një terminal për automjetet e rënda .
 

"Unë duhet të përmend që ndërtimi i gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ketë një rëndësi të madhe për zonat. Mundësia për të siguruar transmetimin e gazit dhe lidhjen me objektet industriale do të jetë një avantazh krahasues në tërheqjen e investimeve të huaja ", potencoi në fund drejtori Mlladenovski.