Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, (MPPS) informon se është paguar shtesa për arsimin për periudhën e tretë matëse, për 24.461 fëmijë.
Çdo individ, çdo familje meriton kujdes të barabartë. Shqetësimi ynë i veçantë janë fëmijët, të cilët janë më të rrezikuar nga streset që ndodhin njëra pas tjetrës në situata krize. Prandaj është shumë e rëndësishme që fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta të marrin mbështetje shtesë. Prandaj, Qeveria miratoi dekret që ndërpreu kushtin për konfirmimin e rregullsisë për pagimin e shtesës arsimore për periudhën e tretë dhe të katërt matëse për vitin akademik 2019/2020, me qëllim lehtësimin e qasjes në këto të drejta.
Reforma sociale ka shumëfishuar numrin e fëmijëve përfitues të kësaj të drejte. Para reformës, numri i përfituesve të programit të përfitimit të parave të kushtëzuara ka qenë 2.877.