MPB: Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 585 shkelje për mos mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, janë dhënë 186 vendime për izolim dhe 52 për vetëizolim

Në 24 orët e fundit (31.05/01.06.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 186 personave u janë lëshuar vendime për izolim, kurse 52 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek persona në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar raste të mosrespektimit të masës së izolimit dhe vetizolimit.

Poashtu, në lidhje me masën për mbajtjen e obliguar të mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 585 shkelje të kësaj mase.