“Të gjitha tri pakot e masave të cilat i sollëm kanë të bëjnë me mbështetjen e ekonomisë, mbështetjen e kompanive dhe mbështetjen e punëtorëve dhe vetë fakti se për muajin prill janë paguar rreth 130.000 paga, flet për mbështetjen e punëtorëve”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në intervistën për TV 24.
Ai potencoi se plotësimi i dekreteve disa herë në fusha të caktuara u bë me qëllim që t’u dilet sa më shumë në krah kompanive dhe punëtore.
“Këto janë masa të cilat i shfrytëzojnë dhe të cilat i sjellin të gjitha shtetet që janë të prekura, mu tani edhe nga kriza shëndetësore edhe nga kriza ekonomike, këto janë masa të cilat duhet të ndihmojnë të revitalizohet ekonomia dhe të ndihmojmë konsumin vendor, gjegjësisht t’i ndihmojmë kategoritë më të prekura të qytetarëve në këto momente.
Të gjitha tri pakot e masave për mbështetjen e ekonomisë, theksoi Spasovski, në fokus kanë qytetarët e vendit tonë, vendet e tyre të punës, sigurinë e tyre sociale, solidaritetin dhe krijimin e ambientit për tejkalim sa më të lehtë të pasojave ekonomike nga virusi korona, si dhe t’u ndihmohet qytetarëve me ndihmë të drejtpërdrejtë për nxitjen e konsumit privat dhe publik.