ISHT: Mysafirë, mes së cilëve edhe lider i partisë, në pjesën e mbyllur të objektin hotelerik, vijojnë kallëzime penale për objektin hotelerik

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi kallëzime penale për një objekt hotelerik “Boemska ulica”, i cili ka pranuar mysafirë në pjesën e mbyllur, në mesin e të cilëve edhe një lider të partisë politike.

ISHT do të ngrejë kallëzime penale ndaj objektit hotelerik  “Boemska ulica” në Shkup, ku janë pranuar mysafirë në pjesën e mbyllur të objektit, që është rreptësishtë e ndaluar në kushte pandemie. Njëri kallëzim penal është për mosrespektimin e protokollit, ndërsa tjetri për pengesën e mbikëqyrjen e inspektimit.

Këtë në konferencë për shtyp e kumtoi udhëheqësja e mbikëqyrjes inspektuese në reparti Shkup në ISHT, Meri Proja Prodanovska.

“Dje ISHT rreth orës 18:15 u pengua të bëjë kontroll në një prej objekteve hotelerike, me sqarim se objekti është i tipit të mbyllur dhe se nuk ka mysafirë brenda. Kolegët vazhduan në objektet tjera hotelerike, por prap u kthyen te objekti i njëjtë, me edhe një lutje që t’u lejohet kontrolli në këtë objekt. Pas dy orë e gjysmë arritëm të hyjmë në objekt, por paraprakisht pati veprime tjera, nga objekti dolën persona të cilët inspektorët nuk patën mundësi ti legjitimojnë, por u vërejt një politikan, respektivisht kryetar i partisë politike”, tha Proja Prodanovska.

Inspektorja apeloi në vetëdije më të lartë publike te të gjithë qytetarët dhe respektim i masave të Qeverisë.

“Apeloj se ISHT i zbaton ligjet në harmonizim me protokollet e miratuara në varësi të situatës aktuale. Duam të apelojmë te të gjithë politikanët, bartësit e funksioneve dhe të gjithë qytetarët që ti respektojmë masat për mbrojtje”, tha Proja Prodanovska.