Udhëheqësja e Mbikëqyrjes së Inspektimit, Meri Proja Prodanovska, sot në Ohër njoftoi gjetjet e shërbimeve të inspektimit gjatë kontrolleve të forcuara të ambienteve të hotelerisë dhe akomodimit gjatë fundjavës së zgjatur në Ohër, Strugë, por edhe në vende të tjera turistike në të gjithë vendin. Inspektorati Shtetëror i Tregut aktualisht është me mbikëqyrje të përforcuar ndaj subjekteve juridike në Ohër, dhe kontrollet po kryhen me ndihmën e policisë për të siguruar respektimin maksimal të masave dhe protokolleve të mbrojtjes nga KOVID-19.
"Që nga dita e premte deri më sot janë parashtruar 22 kallëzime penale për mosrespektim të masave qeveritare nga ana e objekteve të kategorizuara dhe objekte hotelerike, dhe bazuar në nenet 205 dhe 206 të dekretit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal," tha Proja Prodanovska.
Udhëheqësja tha se shumica e shkeljeve ishin 8-të në Ohër, 4 në Strugë, 5 në Manastir, 3 në Dojran dhe një në Mavrovë dhe Kocani. Gjatë inspektimeve u përcaktua prania e mysafirëve në ambientet e akomodimit, edhe pse tani për tani një gjë e tillë nuk lejohet. Gjithashtu, në dy pronar nga Ohri, është përcaktuar mosrespektimi i protokolleve dhe orarit të punës.
Sidoqoftë, nga kontrollet në terren, Proja Prodanovska tha se në dy ditët e kaluara, respektimi i masave qeveritare mund të vërehet në shumicën e personave juridikë.
"Ne mund të konkludojmë se në përgjithësi operatorët ekonomikë i respektojnë protokollet, dhe sot vazhdojmë të punojmë me punë në Ohër me ekipe të përforcuar nga Shkupi dhe me ndihmën e policisë.