Qeveria e angazhoi MPB-në dhe inspektoratet të kryejnë kontrolle të përforcuara në zonat me numër më të madh të personave të rinj të infektuar nga virusi korona

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 63-të lidhur me parandalimin e bartjes dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19, konkludoi që të vendosen kontrolle dhe monitorim të përforcuara në zonat e targetuara të qytetit të Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, më pas në komunat përreth të Shkupit si Haraçina, Studeniçan, Ilinden, Petrovec dhe Zelenikovë, si dhe në komunat Kumanovë, Likovë, Shtipi dhe Karbincë, Tetovë dhe komunat e Tetovës si Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, ku është regjistruar numër më i madh i qytetarëve të rinj të infektuar.

Në pajtim me këtë konkludim, propozimi për vendosjen e masave restriktive do të shqyrtohet sërish në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

Në këtë drejtim, Qeveria i detyroi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshillin inspektues dhe Policinë financiare të përgatisin plane të veçanta të veprimit për kontroll dhe për parandalim të lëshimit të masave për mbrojtje dhe sanksionim të çdo mosrespektimi të masave të sjella. Lidhur me këtë pikë, Qeveria konkludoi që Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar në çdo vendim për izolim që do të sillet të qëndrojë se është i detyrueshëm instalimi i aplikacionit StopKorona për shkak të dukshmërisë dhe kontrollit më të madh me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronaviorut. Çdo shkelje e dispozitave nga vendimi për izolim do të sanksionohet me karantinë shtetërore.