Janë konfirmuar 162 raste të reja me Kovid – 19, kanë vdekur nëntë ndërsa janë shëruar pesë pacientë

Në 24 orët e kaluara janë bërë 778 testime ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-92, Kumanovë-3, Dibër-5, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-32, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Shën Nikollë-1, Resnjë-14. Instituti për Shëndet Publik sot i regjistroi pesë pacientë të shëruar: Shkup-2, Prilep-2 dhe Tetovë-1. Kanë vdekur nëntë persona, tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje Febrile vdiqën dy persona, një pacient nga Tetova (62), i hospitalizuar një ditë në klinikë dhe një pacient nga Shkupi (62), i hospitalizuar para tre ditësh. Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një pacient nga Shkupi (69) i pranuar më 13 qershor, një paciente nga Shkupi (73) e pranuar më 2 qershor dhe një paciente nga Velesi (70) e hospitalizuar më 2 qershor.

Në spitalin në Prilep vdiq një paciente e moshës 81 vjeçare e hospitalizuar më 11 qershor. Në spitalin në Tetovë vdiq një pacient (59) në spitalin në Ohër vdiq një pacient nga Struga (69) ndërsa në spitalin në Gostivar një paciente (58) e cila ka vdekur më 11 qershor ndërsa rezultati pozitiv për Kovid është dëshmuar pas vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 4.057, numri i pacientëve të shëruar është 1710, i të vdekurve është 188 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2159.

Për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

• Shkup 1.858, aktivë 1.210
• Kumanovë 650, aktivë 221
• Dibër 61, aktivë 10
• Shtip 238, aktivë 196
• Prilep 228, aktivë 20
• Tetovë 413, aktivë 239
• Strugë 127, aktivë 49
• Veles 150, aktivë 27
• Manastir 33, aktivë 6
• Ohër 69, aktivë 51
• Kavadar 6, aktivë 1
• Gostivar 66, aktivë 41
• Gjevgjeli 8, aktivë 4
• Strumicë 8, aktivë 5
• Kriva Pallankë 10, aktivë 4
• Radovish 4,
• Krushevë 3,
• Koçan 54, aktivë 23
• Probishtip 11, aktivë 9
• Demir Hisar 1,
• Makedonski Brod 3, aktiv 1

• Pehçevë 5, aktivë 2
• Berovë 2, aktivë 1
• Valandovë 4, aktivë 3
• Vinicë 3,
• Dellçevë 1,
• Kratovë 3, aktiv 1
• Shën Nikollë 9, aktivë 8
• Kërçovë 3, aktiv 1
• Resnjë 19, aktivë 18
• Negotinë 17, aktivë 8 (* 9 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

 

 

 

Testimet, gjithsej 778 janë bërë përmes: ISHP – 370, QSHP Shkup – 26, Avicena – 125, Biotek – 72, Sistina me metodën PCR – 74 dhe ASHAM – 111. Deri në këtë moment, siç thuhet, laboratori i Klinikës “Zhan Mitrev” nuk ka paraqitur testime në Institutin për Shëndet Publik. Nëse mbërrijnë do të publikohen në raportin vijues.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 43.040 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar katër pacientë të rinj ndërsa të hospitalizuar janë gjithsej 96 pacientë. Në mbështetje oksigjenike janë 35 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 15 pacientë të rinj ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 77 pacientë. Në respirator janë dhjetë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 20 pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 22 pacientë ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit ndiqen edhe katër pacientë. Në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 20 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep të hospitalizuar janë 63 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për kovid