Janë siguruar 23 njësi plazmë konvaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se gjatë periudhës së kaluar janë dhuruar 16 plazma kovaleshente, prej të cilave shtatë me procedurën plazmaferezë të ndarësit qelizorkletoçen dhe nëntë përmes dhurimit standard të gjakut. Me këtë janë siguruar 23 njësi plazmë kovaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Covid-19.

Virusi korona është kërcënim i ri për shëndetin publik për shkak të përhapjes së shpejtë, që po bëhen përpjekje të mëdha që të pengohet. Para pak kohësh në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit u përgatit protokoll për dhurim të plazmës kovaleshente. Dhurues i plazmës kovaleshente mund të jetë secili person i cili është shëruar nga ky virus dhe i përmbush kushtet për dhurim të cilat janë treguar në protokoll.

Plazma kovaleshente përmban antitruptha kundër virusit korona të krijuara nga organizmi i njeriut për çrrënjosjen e sëmundjes. Ato trupa të krijuara janë të pranishme në plazmë dhe të njëjtat mund të përdoren në çrrënjosjen e sëmundjes te person tjetër me Covid-19.

Falënderim i madh deri te të gjithë pacientët e shëruar të cilët dhuruan plazmë kovaleshente dhe u bëjmë thirrje të gjithë ata që e kanë kaluar këtë virus të dhurojnë plazmë që më shpejtë ta pengojmë përhapjen e këtij virusi të paparashikueshëm.

Formulari për dhurues të plazmës kovaleshente COVID-19http://itm.org.mk/%d0%b4%d0%b0-%d0%b3%d0%be-%d0%bf%d0%be%d0%b1%d0%b5%d0%b4%d0%b8%d0%bc%d0%b5-covid-19-%d0%b4%d0%b0%d1%80%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%98-%d0%bf%d0%bb%d0%b0%d0%b7%d0%bc%d0%b0-%d1%81%d0%bf%d0%b0%d1%81%d0%b8/