Sipas Indeksit të Transparencës për vitin 2020, që e bën Qendra për komunikime civile, Ministria e Shëndetësisë është institucion, transparenca aktive e të cilit renditet në kategorinë “shumë e mirë” me 81.3 pikë përqindëshe të larta.
Në krahasim me Indeksin e vitit 2019 – 77.5 pikë përqindje në të njëjtën kategori, Ministria e Shëndetësisë shënoi rritje prej 3.8 pikë. Në kumtesën e sotme të MSH-së theksohet se në vitin 2017, transparenca aktive e Ministrisë së Shëndetësisë u radhit në kategorinë “e dobët”, dhe në vetëm tre vjet ka kërcyer 43 vende.
Për tre vjet, Ministria ka shënuar zhvendosje nga kategoria “e dobët” në atë “shumë të mirë”, e cila është praktikisht kategoria më e lartë në renditje dhe me një kërcim rekord prej 43 vendesh. Ky është një hap i madh përpara për ne si institucion dhe rezultat i angazhimit tonë për transparencë të plotë në publikimin e informacioneve.
Nën “transparencë aktive”, shpjegojnë nga MSH, nënkuptohet publikimi i informacioneve me vetiniciativë nga ana e institucionit.
Qendra për komunikime civile e zbatoi hulumtimin bazuar në metodologji dhe pyetësorë të strukturuar për përmbushjen e detyrimeve për publikimin aktiv të informacioneve në ueb-faqet e institucioneve.