Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadoren e Serbisë Divjak Tomiq: Bashkëpunimi dhe miqësia janë në zhvillim dhe vazhdojnë me qëllim të krijimit të një rajoni stabil dhe mbrojtjes të shëndetit publik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Dushanka Divjak Tomiq, ambasadorja e Republikës së Serbisë, e cila e përfundon mandatin e saj në vendin tonë.

Kryeministri Spasovski i dërgoi letër Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nëpërmjet ambasadores Divjak Tomiq, në të cilën e uron për suksesin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në takim bashkërisht u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë raporte miqësore tradicionalisht të mira, por dhe se tre vitet e fundit shënojnë miqësi dhe bashkëpunim në zhvillim, për shkak të realizimit të projekteve konkrete shumë të rëndësishme, që kontribuojnë për avancimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, si për të dyja vendet, poashtu edhe për tërë rajonin. Mes tyre u numëruan sistemi për menaxhim kufitar në vendkalimin Tabanoc – Preshevë, sipas parimit One Stop Shop, që ka rëndësi shumë të madhe për të dyja vendet, për ekonomitë dhe turizimin, Marrëveshjen e nënshkruar për hapjen e vendkalimit të përbashkët Llojan- Miratoc, bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të shtabeve të krizës të të dyja vendeve, në kushte të krizës shëndetësore botërore.

Ambasadora Divjak Tomiq, shprehu pritshmëritë se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë në rrugën drejt integrimit, me realizimin e aspiratave evropiane, që do të jetë investim i vendit tonë në stabilitetin e vendit dhe rajonit.

“Para nesh kemi mundësi për avancim edhe më të madh të bashkëpunimit dypalësh, por edhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në tërë rajonin, nëpërmjet zgjidhjes të të gjitha çështjeve në interes të vendeve dhe të rajonit, që mundëson stabilitet dhe prosperitet për të gjithë”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim bashkërisht u vlerësua se shkëmbimi ekonomik ndërmjet dy vendeve gjithashtu është në zhvillim dhe se ekzistojnë ende mundësi për avancimin e bashkëpunimit në plan ekonomik.

Kryeministri Spasovski dhe ambasadorja Divjak Tomiq biseduan në veçanti për krizën botërore shëndetësore dhe për nevojën e funksionimit të çdonjërit nga ne në përditshmëri me vetëdije dhe përgjegjësi, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të ekonomive.