Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski është nënshkrues i letrës së hapur " Thirrje për mbrojtje të demokracisë", e inicuar nga organizatat prodemokratike ndërkombëtare, Instituti ndërkombëtar për demokraci dhe ndihma zgjedhore (IIDEA/INDNZ) dhe mbështetur nga Fondacioni për demokraci të Uestminster pas të cilit u mbështetën edhe 63 organizata të botës. Letrën e firmosën një numër i madh i ish liderëve politik, shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe liderë tjerë politik dhe qytetar përreth botës, duke i përfshirë edhe 13 nobelistë.
Letra ka për qëllim ta ngritë vetëdijen dhe t’i mobilizojë qytetarët dhe bartësit e politikave ta mbrojnë demokracinë në kushte të pandemisë me Kovid-19, në të cilën theksohet se ballafaqimi me këtë krizë globale nuk guxon të zbatohet në llogari të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, veçanërisht pakicat dhe grupet e rrezikuara
Pandemia ekzistuese paraqet sfidë serioze globale edhe për demokracinë dhe ajo nuk guxon të anashkalohet ose të kërcënohet dhe njerëzit që kujdesen për të duhet të japin vullnet, disiplinë dhe solidaritet në mbrojtjen e saj. Në pyetje është liria, shëndeti dhe dinjiteti i njerëzve gjithkund”, thuhet në letrën e hapur “Thirrje për mbrojtje të demokracisë" -një letër e hapur e iniciuar nga organizata ndërkombëtare pro-demokracisë, Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IIDEA / MIDIP) dhe mbështetur nga Fondacioni Westminster për Demokraci, nënshkruar nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski së bashku me shumë organizata në të gjithë botën, dhe udhëheqës aktivë të mëparshëm politikë dhe qytetarë.