Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Spasovski Treguam vlera evropiane me vepër, vazhdojmë në ardhmëri të sigurt, bëjmë thirrje që vullneti i qytetarëve sa më shpejtë të transferohet në institucio

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot mbajti konferencë për shtyp.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Spasovski:

 

“Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Zgjedhja u bë, drejtimi u vërtetua, Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon në rrugën e drejtë, në ardhmëri të sigurt dhe evropiane.

 

Uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë, që kuptuan pjesën personale të përgjegjësisë dhe në kushte të pandemisë botërore, dolën në votim dhe e realizuan të drejtën e tyre në votë, të garantuar me Kushtetutë.

 

 

Falënderoj edhe institucionet e kyçura në organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve, si dhe të punësuarit në këto institucione, të cilët ishin në krye të përgjegjësisë dhe realizuan zgjedhje të sigurta shëndetësore.

 

Në veçanti falënderoj Komisionin për Sëmundje Ngjitëse që miratoi protokollet operative të suksesshme, me të cilat u ruajt shëndeti publik.

Fitues në zgjedhjet e djeshme është çdo votues, çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor dhe para së gjithash fituese është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Vendi ynë dëshmoi se me meritë është anëtare e NATO-s dhe me meritë gjendjet para fillimit të bisedimeve me BE-në.

 

Si popull, si Qeveri dhe si shtet, treguam edhe njëherë vlera evropiane - në vepër.

Organizuam zgjedhje evropiane, të qeta, të drejta, të lira dhe demokratike, të siguruara në aspektin shëndetësor, ashtu siç i ngjan një shteti i cili është një hap para fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, do të hyjnë në memorien demokratike të vendit tonë, nëpërmjet të cilave dëshmuam se si në të vërtet duhet vendi, si ruhen arritjet, si sigurohen argumente të reja për perspektivat integruese të vendit.

 

Këto zgjedhje të pastra si kristal, të drejta dhe demokratike janë edhe një dëshmi se kur ka përcaktim politik demokratik dhe kur ka organizim demokratik, ka edhe rezultate të pastra demokratike, që janë pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të shprehur në mënyrë të lirë.

 

Në fillim të fushatës, urova që këto zgjedhje ti kujtojmë sipas realizimit të tyre të suksesshëm, në kushte të krizës shëndetësore botërore që nuk mbahet mend deri më tani.

Përmenda se do të shënohet se zgjedhjet janë organizuar dhe realizuar me mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve, në atmosferë të drejtë dhe demokratike, në të cilën qytetarët do të realizojnë të drejtën e tyre në votë dhe zgjedhje.

Sot kjo është realitet dhe ky është suksesi ynë i përbashkët. 

 

Të nderuar,

 

Para nesh vijon periudha e formimit të institucioneve me funksion të plotë, të cilat me kapacitet të plotë do të vazhdojnë të kujdesen për shëndetin dhe ekzistencën e qytetarëve, si dhe për realizimin e qëllimit të dytë strategjik - integrimet evropiane.

Prandaj në periudhën që vijon, vullneti i qytetarëve duhet që sa më parë të transferohet në formimin e institucioneve të reja legjitime, para së gjithash Kuvend funksional dhe Qeveri të re.

Pres nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor të japin kontributin e tyre në këtë proces. Qytetarët janë në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve dhe KSHZ-ja ka për detyrë të del në konferencë për shtyp dhe të shpall të njëjtat.

Të krenohemi me ditën e djeshme të drejtë dhe demokratike zgjedhore, në të cilën fitoi vullneti i qytetarëve”.