Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me ambasadorin e ardhshëm të vendit tonë në Estoni, Dragan Jordanovski.
Kryeministri Spasovski, Jordanovskit i uroi përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para fillimit të detyrës së tij si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet e tija të ardhshme si ambasador i yni në Talin, Republika e Estonisë.
Në takim u theksua se funksionimi i ambasadave tona në vendet anëtare të BE-së, me kapacitet të plotë ka domethënie të rëndësishme në periudhën që vijon në përgatitjen e konferencës së parë ndër-qeveritare për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në.
Në aspekt të bashkëpunimit dypalësh me Estoninë, u tha se rëndësi të veçantë ka sigurimi i vazhdimësisë së bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e aleancës sonë në NATO dhe shfrytëzimin e potencialit për pasurimin e komunikimeve reciproke në fusha të caktuara, para së gjithash në pjesën e arsimit dhe teknologjisë digjitale.