Zëvendësi i kryetarit të Qeverisë për sistem politik, Ljupço Dimovski, në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Hungarisë, realizoi takim bilateral me zëvendësin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, Zollt Semjen.
Bashkëbiseduesit diskutuan për disa tema aktuale, duke theksuar se Maqedonia dhe Hungaria ndajnë të njëjtat vlera tradicionale në shumë sfera, në radhë të parë në sferën e zgjerimit të BE-së dhe paraprakisht të NATO-s, dhe po ashtu në fushën e ekonomisë dhe lirisë së përkatësisë fetare dhe të drejtës së shprehjes fetare.
Gjithashtu u theksua se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e sovranitetit të vendit, por edhe të BE-së, veçanërisht për shkak të integrimit të rajonit në tërësi. Ndryshe, Hungaria është një mbështetëse e fortë e integrimit tonë të përshpejtuar dhe të plotë evropian.