Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 81-të, i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për organizimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, në përputhje të të cilave, programi arsimor për vitin 2020/2021 duhet të realizohet on-line me këto konkluzione:
1) Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretën të ndjekin mësimin me prani fizike në klasë, në përputhje me kapacitet e shkollës për zbatimin e planit dhe protokolleve të MASH-it dhe me leje nga prindërit.
Për fëmijët që kanë sëmundje kronike, mësimi do të zhvillohet në distancë (on-line)
2)Mësimi me prani fizike në klasë mund të zhvillohet në shkollat që sigurojnë kushte sanitare - higjienike për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të përgjithshme të përmendur në Protokollet, në përputhje të gjendjes epidemiologjike në rajon/komunë, por vetëm në rast se themeluesi i shkollës, dorëzon kërkesë deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me arsyetim për plotësimin e kritereve dhe kushteve, në përputhje të protokolleve dhe vetëm pasi të ketë marrë pëlqim nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mendimit pozitiv nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
3) Në shkollat që kanë paralele ku zhvillohet arsim teorik dhe praktik, pjesa praktike e mësimit, në kompanitë të zhvillohet me prani fizike në vendin e punës, me respektimin e protokolleve të përgjithshme për mbrojtje dhe protokolleve të kompanive ku mbahet mësimi praktik.
Qeveria sot solli konkluzion të shqyrtohet mundësia të sigurohet mbështetje financiare për punëdhënësit, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose përmes pakos së re të masave ekonomike, për prindërit e fëmijëve të cilët janë të regjistruar në shkollë dhe janë deri në moshën 10-të vjeçare, të cilët për momentin janë liruar nga puna dhe aktivitetet e punës përmes shfrytëzimit të masave të miratuara nga ana e Qeverisë, duke e marrë parasysh se të njëjtit do të vazhdojnë të jenë të lirë nga puna dhe obligimet e punës nëse fëmijët e tyre e ndjekin mësimin me prani fizike, ose përmes distancës, (on-line).
Në mënyrë plotësuese, Qeveria i obligoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, t’i shqyrtojnë mundësitë të merret parasysh edhe kryerja e punës me orar të shkurtuar ose punë në ndërrime për këtë kategori të personave të cilët për momentin janë liruar nga kryerja e aktiviteteve të punës me prani fizike në vendin e punës.
Duke marrë parasysh konkluzionet e lartpërmendura, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që në bashkëpunim me Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet këtë javë, të dorëzojë protokolle dhe plane përfundimtare të harmonizuara për mbajtjen vitit shkollor në shkollat e mesme dhe fillore në vitin shkollor 2020/2021 (mënyrën e organizimit të mësimit, platformën elektronike për mësim në distancë, pajisjet mbrojtëse personale, numrin e nxënësve në klasa, numrin e paraleleve/klasave, në përputhje me tre modelet për mbajtjen e mësimit).
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e pranoi protokollin e ri për izolim në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendrës Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe ASHAAM për të ndryshuar strategjinë e testimit dhe lirimin nga izolimi për njerëzit me një test pozitiv PCR, në bazë të ndjekjes së gjendjes së shëndetësisë nga mjeku amë.
Në bazë të strategjisë së re për personat asimptomatik lirimi nga izolimi është 10 ditë nga dita e testimit, për personat me simptoma lirimi nga izolimi është 20 ditë nga testimi, ndërsa për kontakte të afërta izolimi do të zgjasë 14 ditë nga dita e kontaktit të fundit me rastin e konfirmuar.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin gusht të vitit 2020 dhe e ngarkoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri tek bankat afariste, më së voni deri më 25 gusht, ndërsa u rekomandoi bankave afariste nga e mërkura , 26.08.2020 të sigurojnë që pensionistët me pensionet e gushtit të mund të disponojnë përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar.
Në konkluzionet lidhur me pagesën e pensioneve për muajin gusht të vitit 2020, u rekomandohet bankave afariste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesë në të gatshme të pensioneve për klientët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, në katër grupe sipas këtij orari të përbërë sipas vlerës së pensionit:
Më 26.08.2020 (e mërkurë) pagesa e pensioneve në vlerë deri në 11.000 denarë;
Më 27.08.2020 (e enjte) pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.001 deri në 14.000 denarë;
Më 31.08.2020 (e hënë) pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 deri në 18.000 denarë,
Më 01.09.2020 (e martë) pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarë.
Qeveria e ngarkon Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe u rekomandon bankave afariste të sigurojnë pagesa shtesë të rregullta për shfrytëzuesit e pensioneve të cilat janë transferuar nga Eurostandard Banka SHA Shkup në banka tjera afariste, me qëllim që të njëjtët mund të disponojnë me pensionet e muajit gusht më 07.09.2020, 14.09.2020 dhe 25.09.2020, për ata shfrytëzues të pensioneve të cilët deri më tani i kanë shfrytëzuar shërbimet e Eurostandard Banka SHA dhe të cilët deri më 25 gusht nuk do të arrijë të hapin llogari bankare në bankat e tjera.
Qeveria në këtë mbledhje pranoi konkluzionet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që pagesën e rregullt të të drejtave financiare nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe familjet kujdestare për muajin gusht 2020 duhet të kryhet në 3 grupe (në ditët 2, 3 dhe 4 shtator), ndërsa pagesa shtesë do të bëhet në 11, 18 dhe 25 shtator 2020, me anë të së cilës të dhënat për përdoruesit nga bankat deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të dorëzohen në 7, 14 dhe 21 shtator të vitit 2020.
Qeveria pranoi konkluzionin sipas të cilit Asociacioni i Bankave të Maqedonisë në bashkëpunim me bankat afariste të përgatisë për personat që nuk janë në gjendje të hyjnë fizikisht në bankë, një model të autorizimit për hapjen e një llogarie transaksioni dhe / ose lidhjen e tij me numrin social dhe për përdorimin e fondeve nga të drejtat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, të cilat Banka Kombëtare e RMV dhe Ministria e Financave duhet të konfirmojnë nëse është harmonizuar me legjislacionin përkatës dhe aktet nënligjore.
Sipas konkluzioneve, Asociacioni i Bankave të Maqedonisë të dorëzojë informacione për bankat afariste që kanë një marrëveshje me Postën Maqedonase, nëse këto marrëveshje janë të zbatueshme për pagimin e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe familjet kujdestare, si dhe për të informuar se cilat banka planifikojnë të arrijnë marrëveshje me Postën Maqedonase për të bërë pagesa për këta përdorues, me postë me dërgimin e mjeteve në shtëpinë e tyre.
Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për aktivitetet e ndërmarra në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për promovimin e mundësisë që personat fizik në mënyrë elektronike të kryejnë regjistrimin e firmës me anë të sistemit për e-regjistrim elektronik, me përdorimin e një certifikate digjitale dhe shkallën e përdorimit të kësaj dhe i rekomandoi Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë me aktivitetet për promovimin e mundësisë që personat fizikë të regjistrohen në mënyrë elektronike përmes sistemit të e-regjistrimit elektronik, dhe t'i informojnë në lidhje me këto aktivitete Ministrinë e Financave deri në fund të muajit dhjetor 2020
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi edhe Informacionin për funksionimin e Qendrës së Informimit të Qeverisë për masat ekonomike dhe masat e tjera të miratuara për ballafaqimin me pasojat negative ekonomike dhe pasojat sociale nga KOVID-19 duke raportuar për ankesat nga qytetarët dhe analiza të problemeve dhe çështjeve të hapura.
Për rrjedhojë, Qeveria i ngarkoi institucionet kompetente, Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Agjencinë e Punësimit, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Fondin për Sigurim Shëndetësor, në mënyrë që të përcaktojnë zgjidhje për realizimin e të drejtës për një kartë pagese vendore nga ana e çdo qytetari që plotëson kushtet, gjatë marrjes së vendimeve dhe krijimit të paketës së katërt të masave ekonomike dhe t’i marrin parasysh ankesat e qytetarëve dhe çështjet e hapura me implementimin e masës për kartelat pagesore vendore , të përfshira në Informacion.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndërmarrjen e aktiviteteve të duhura për tejkalimin e situatave të dhëna, të shkaktuara nga KOVID-19 dhe implementimi i pandërprerë i pjesshëm i Planit të Veprimit për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2020 për paraqitjen e aplikacioneve dhe lëshimin e pasaportave të përgatitura përmes misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin (përfshirë seksionin Konsullor në Bon), Mynih, Stokholm, Kopenhagë, Hagë, Bruksel, Londër, Paris, Bern, Romë, Venedik, Vjenë dhe Ljubljanë.
Sipas informacionit, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të aktivizojë të gjitha pasaportat e përgatitura dhe të pambaruara që gjenden në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe të përgatisë dhe aktivizojë dokumentet e udhëtim për të gjitha kërkesat e dorëzuara për pasaportë, të realizuara nga ekipet mobile në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, deri në momentin e shfaqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga KOVID-19, dhe t'i dorëzojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Qeveria ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që dokumentet e udhëtimit të paraqitura, të përgatitura dhe të aktivizuara, me anë diplomatike, t’i përcjellë në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, dhe zyrtarëve në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin (përfshirë Seksionin konsullor në Bon), Mynih, Stokholm, Kopenhagë, Hagë, Bruksel, Londër, Paris, Bern, Romë, Venedik, Vjenë dhe Ljubljanë, në bazë të një dokumenti të bashkangjitur me fotografi për identifikim personal, t’i lëshojnë pasaportat e përgatitura dhe të aktivizuara të dorëzuesve të kërkesës për dokument udhëtimi.