Kryeministri Zaev deri te Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhei: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane, fillon një seri reformash të thella

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi takim pune përmes lidhjes me video-konferencë me komisarin evropian për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian, Oliver Varhei.

Në mbledhje u diskutua për gatishmërinë e planit ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor, politikë të fqinjësisë së mirë, si dhe për mundësinë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Siç theksoi komisari evropian Varhei, Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në ndihmën edhe në resurse njerëzore, por edhe financiarisht ndaj Maqedonisë së Veriut.  Për momentin vazhdojnë përgatitjet e fundit rreth planit ekonomiko-investues, qëllimi i të cilit  është ulja e hendekut financiar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe se në plan janë paraparë pothuajse nëntë miliardë euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në plan janë paraparë gjithsej 9 milionë euro për rajonin nga Ballkani Perëndimor.

Në takim, komisari evropian Varhei, mes tjerash, është interesuar edhe për prioritetet e Qeverisë së re, si dhe për masat të cilat për momentin po ndërmerren për uljen e pasojave nga virusi korona dhe reformave në dikasteret kryesore në vend.

Kryeministri Zaev, theksohet në kumtesë, e ka theksuar  mirënjohjen e tij për BE-në për mbështetjen  në luftën me koronanvirusin, njëkohësisht duke i prezantuar prioritetet e Qeverisë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar dhe e siguroi komisarin Varhei se si shtet mbetemi të përkushtuar në zbatimin e fuqishëm të agjendës evropiane dhe proceseve teknike që na presin.

“Reformat në sistemin e sigurisë, administrata publike dhe gjyqësori janë fokusi kryesor i Qeverisë së re.

Njëkohësisht, për Qeverinë paraqet prioritet strategjik dialogu i hapur me të gjithë faktorët shoqëror duke e përfshirë edhe opozitën për të gjitha çështjet dhe reformat kryesore të cilat janë të rëndësishme  për progresin e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Zaev.