Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren e Malit të Zi, Maria Petroviq, me të cilën konfirmuan se të dy vendet kultivojnë miqësi të shkëlqyeshme dhe bashkëpunim, respektojnë vlera të njejta, e ato janë Bashkimi Evropian dhe NATO.
Në takim,, u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut, luan rol konstruktiv në avancimin e marrëdhënieve në nivel rajonal, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe paraqet shembull të mirë ku qytetarët treguan pjekuri demokratike dhe vendosën për sundim të së drejtës dhe vlerave demokratike.
Pasi përcolli urimet nga Kryeministri malazes Dushko Markoviç dhe i uroi qeverisë së re punë të suksesshme në mandatin e ri katër-vjeçar,ambasadorja malazeze Petroviq edhe kryeministri Zaev u dakorduan se vazhdojnë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit efektiv tregtar dhe ekonomik.