Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Kuvendi i emëroi zëvendësministrat e Qeverisë.
- Bashkim Hasani, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,
- Nazim Bushi, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
- Dimitar Kovaçevski, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Financave,
- Agim Nuhiu, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë,
- Ilhan Rahman, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive,
- Fatmire Isaki, është emëruar si zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme,
- Zoran Manevski, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë,
- Trajan Dimkovski, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,
- Ilir Hasani, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
- Arafat Shabani, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
- Enver Husein, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale,
- Zoran Dimitrovski, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale,
- Sedat Sulejmani, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës,
- Aleksandar Bajdevski, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike,
- Bekim Rexhepi, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,
- Hristina Oxhaklieva, është emëruar si zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,
Emërimit të zëvendësministrave të Qeverisë, i parapriu fjalimi i Kryetarit që Qeverisë, Zoran Zaev me ç’rast duke e paraqitur propozim-listën me 16 zëvendësministrat, shprehu bindje se kandidatët e propozuar, me ndërgjegje dhe me përkushtim si dhe me përgjegjësinë më të madhe, do të kryejnë detyrat e tyre në pajtim me ligjin dhe përcaktimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e Programit të saj dhe për realizimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj.
"Tani është koha që të punojmë dhe të realizojmë. Të përmbushim detyrimin tonë dhe të realizojmë premtimin. “Bashkë me ju deputetët, me qytetarët, të vazhdojmë të shkruajmë faqe të suksesshme për të ardhmen e demokracisë sonë dhe së bashku të ecim në rrugën drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë", tha Kryeministri Zaev në mbledhjen e Kuvendit, në të cilën e prezantoi listën e zëvendësministrave të Qeverisë.