Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev priti në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në venidin tonë, Ekselencën e tij Millan Predan, me ç’rast u shprehën të kënaqur nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.
Në takim,informojnë nga të dy vendet janë të lidhura nga miqësia dhe bashkëpunimi i gjatë dhe Maqedonia e Veriut në Slloveni ka një mbështetës të sinqertë në procesin e aderimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe si partnerë të afërt dhe anëtarë të NATO-s.
Duke folur për pandeminë me CKOVID-19, Kryeministri Zaev dhe ambasadori Predan arritën në përfundimin se mbështetja e ndërsjellë e të dy vendeve gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike është jashtëzakonisht e rëndësishme për tejkalimin e pasojave të ndjera nga qytetarët.
U konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia mbeten të përkushtuara në krijimin e kushteve për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe avancimin e bashkëpunimit të zhvillimit midis dy vendeve me qëllim të arritjes së suksesit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shërbimeve sociale, qeverisjes së mirë, ambientit jetësor më të mirë dhe arsimit bashkëkohor.