Fatmire Isaki - Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme
Fatmire Isaki lindi në 1982 në Tetovë. Në 2005, ajo mori titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Trajnimit Pedagogjik dhe Metodologjik të Universitetit të Evropës Jug-Lindore (UEJL). Në vitin 2011, mori titullin magjistre e Letërsisë Angleze në Fakultetin Filologjik në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Tetovë. Aktualisht ajo është në proces të përfundimit të doktoratës në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup.
Në periudhën 2005 - 2007, ajo ka punuar si mësuese e anglishtes në disa shkolla fillore në Tetovë. Nga 2007 - 2014, ajo ka punuar në shkollën private për gjuhë të huaja, matematikë dhe informatikë "Neting". Që nga viti 2007, ajo ka punuar si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Tetovë.
Isaki ka marrë pjesë në disa konferenca, seminare dhe tubime të tjera profesionale dhe shkencore me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar. Ajo është autore dhe bashkëautor e disa punimeve profesionale të botuara në revista shkencore.
Në 2005, ishte zëdhënëse e Partisë Demokratike Shqiptare. Në vitin 2006, ajo u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas të degës lokale të Partisë Demokratike Shqiptare në Tearcë. Në vitin 2017, u zgjodh këshilltare në Këshillin Komunal në Tearcë.
Në vitin 2020, ajo u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike Shqiptare. Në të njëjtin vit, u zgjodh për nënkryetare të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kandidate për deputete në listën e Partisë Demokratike Shqiptare.
Fatmire Isaki flet shqip, maqedonisht, anglisht dhe turqisht.