Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, sot priti anëtarin e Parlamentit Evropian dhe kryesuesin e Komitetit të përbashkët parlamentar për bashkëpunim midis Bashkimit Evropian dhe vendit tonë Andreas Shajder .
Eurodeputeti Shajder në takim shprehu kënaqësinë me raportin jashtëzakonisht të mirë vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë Veriore në procesin e integrimit në BE dhe e vlerësoi raportin si një mesazh të fortë dhe konfirmim të vendosmërisë së vendit për të përmbushur detyrimet e tij përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Kryeministri Zaev nga ana e tij e falënderoi për mbështetjen e ardhur nga Parlamenti Evropian dhe shprehu pritshmëritë se përkundër vendimit të sotëm të Republikës së Bullgarisë për të mos e mbështetur kornizën negociuese për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut me BE-në, me komunikim të përforcuar dhe angazhim shtesë ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse, që të ketë sukses për të gjithë, për integrimin e Maqedonisë, për Republikën e Bullgarisë, për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.