Zaev pas nënshkrimit të memorandumi për bashkëpunim në kushte të COVID-19: Këto janë momente të solidaritetit, të mendimit të kthjellët dhe të mbështetje së ndërsjellë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim përmes video-lidhjes me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq.

Në takim u shqyrtuan të gjitha aspektet e bashkëpunimit në kushte të COVID-19 krizës të cilat dalin nga iniciativa për bashkëpunim të avancuar në kuadër të Procesit të Berlinit dhe memorandumit të nënshkruar sot.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ky bashkëpunim ka rëndësi vendimmarrëse, ndërsa memorandumet që u nënshkruan sot do të ndihmojnë funksionimin e vendeve edhe në kushte të pandemisë globale.

“Me thjeshtëzimin e procedurave, mundësojmë zhvillim më të mirë të ekonomisë e cila është kyçe në këtë periudhë, duke i pritur pasojat edhe më të mëdha që dalin  nga kriza e koronës”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shtoi se është i lumtur me nënshkrimin e marrëveshjeve të sotme, të cilat e nxisin lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas Ramës, me Samitin e nesërm të Sofjes fillon faza e re e bashkëpunimit tonë të afërt, kur në këtë iniciativë dhe bashkëpunim do të kyçet edhe Kosova, ndërsa presim edhe kyçjen e shteteve tjera nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Zaev theksoi se tani më po punohet në koordinim rreth sigurimit të vaksinës për COVID-19 për qytetarët e të tre vende.

“Do të mbështetemi dhe do të ndihmohemi mes vete në rast se ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona. Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim të qytetarëve tanë dhe operatorëve ekonomikë me të cilët zbuten pasojat nga COVID-19.  Qytetarët dhe para së gjithash bartësit e ekonomisë do të lëvizin mes tre vendeve pa PCR test, gjegjësisht do të lirohet nga bara administrative dhe financiare, duke i respektuar të gjitha masat e mbrojtjes të cilat pothuajse janë identike”, tha Zaev.

 

Njëkohësisht Kryeministri Zaev informoi se një pjesë e Marrëveshje është edhe ndihma të cilën do ta japin vendet mes vete në rast të mbingarkimit të sistemeve shëndetësore në vendet nënshkruese.
 

“Në rast se ndonjë qytetar i Maqedonisë së Veriut sëmuret dhe duhet të mjekohet në Shqipëri apo Serbi, atëherë shtetet tona fqinje do ta mbulojnë mjekimin dhe qytetari ynë nuk do të paguajë nga xhepi i tij. E njëjta do të vlejë edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë, në rast se gjenden në. Territorin tonë dhe kanë nevojë për ndihmë. Këto janë momente të solidaritetit, mendimit të kthjellët dhe mbështetjes së ndërsjellë”, tha Kryeministri Zaev.