“Gjithsej, 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro. Kjo mbështetje financiare është një nga masat në pakon e tretë, saktësisht mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës në vlerë prej 20 milionë euro e destinuar për sektorin privat, gjegjësisht për kompanitë të cilat në kohë krize vazhduan të punojnë dhe të investojnë në zhvillimin dhe rritjen e tyre, konkurrencën dhe modernizimin”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri për Financa, Fatmir Besimi dhe ministri për Ekonomi, Kreshnik Bekteshi.
Kryeministri Zaev tha se qëllimi konkret i kësaj mase ekonomike nga pakoja e tretë është rritja e produktivitetit të kompanive, modernizimi i proceseve dhe me të edhe përmirësimi i konkurrencës, mundësitë për eksport që në fund të fundit nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e vendeve ekzistuese.
“Në bazë të kushteve, këto 400 kompanitë veçse kanë filluar ciklin e investimeve ose do të investojnë gjatë vitit vijues 2021. Bëhet fjalë për investime në periudhën mars 2020 deri në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm 2021. Investimi i përgjithshëm i kompanive të zgjedhura vlerësohet në 89 milionë euro. Mjetet në vlerë prej 17.2 milionë euro, janë të destinuara për kompanitë nga industria përpunuese, tregti dhe sektorin e TI me qëllim investimeve të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja. Përpjekjet tona si Qeveri dhe qëllimi i kësaj mase edhe në kushte të pandemisë të ndërmarrjeve të biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë nacionale, përmes realizimit të projekteve investuese.
Shfrytëzimi i mjeteve jep sinjal të qartë se kemi kompani nacionale kur edhe në kohë krize janë të përgatitura të investojnë, të përshtaten me situatën e re të krijuar dhe me rimëkëmbjen e ekonomisë të vendit. Çdo aktivitet investues ka shumë vlerë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe pikërisht për këtë kjo masë është përkushtuar për rivitalizimin, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e konsumit dhe të industrisë”, deklaroi Zaev dhe përmendi se përforcimi i dialogut, konsultimi para miratimit të masave, me të gjithë aktorët në shoqëri, odat, sindikatat, punëdhënësit, organizatat qytetare, mbeten prioritet.
Kryeministri Zaev nënvizoi se shteti është këtu të ndihmojë në momentet më të vështira, që së bashku ta tejkalojmë këtë krizë, të dalim më të fuqishëm dhe të vazhdojmë me trende pozitive të ekonomisë së re zhvillimore të vendit. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se Qeveria tregon se kujdeset dhe mbështet të gjitha këto kompani të cilat në këto kohëra të vështira investojnë në konkurrencën e tyre.
“Sot rrumbullakojmë një nga masat kryesore nga Pakoja e tretë e masave ekonomike që Qeveria i miratoi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo ndihmë që po e jep Qeveria për rritjen e investimeve dhe nxitjen e eksportit dhe rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës të kompanive tona, do të sjell investime shtesë prej 89,2 euro sipas të gjitha planeve investuese. Ministria e Ekonomisë tani më i përgatit të gjitha marrëveshjet individuale për çdo investim në pjesën e dekretit”, theksoi ministri Bekteshi.
Ministri informoi se Ministria gjatë javës së ardhshme do t’u bëjë thirrje 400 kompanive që të bëjnë marrëveshje për mbështetje financiare.
“Pagesa do të bëhet në afat prej 15ditëve nga dita e nënshkruhen marrëveshjet. Tani më kompanitë e vendit trajtohen në mënyrë të barabartë me ato të huaja dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe këto marrin mbështetje nga ana e shtetit. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë të punojmë edhe me masat e reja. Në periudhën e ardhshme do të vijojnë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve me qëllim që vitin e ardhshëm të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja të mund ti shfrytëzojnë masat që dalin nga Ligji”, deklaroi Bekteshi.
Fjalimi i Kryeministrit Zoran Zaev në konferencën për shtyp me ministrat e resorëve ekonomikë
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Së pari, më lejoni t'ju përgëzoj për punën tuaj të përkushtuar dhe përpjekjet tuaja për të informuar në mënyrë objektive opinionin, për të gjitha temat që janë në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria e miratoi Raportin mbi zbatimin e masës për mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste, gjatë dhe pas periudhës së COVID-19.
Rritja e konkurrencës dhe produktivitetit të ndërmarrjeve në kushtet aktuale të jetesës dhe punës, ka rëndësi të madhe për lëvizjen e ekonomisë reale dhe krijimin e kushteve për investime dhe punësime të reja.
Për këtë qëllim, deri në 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro.
Kjo mbështetje financiare është një nga masat e pakos së tretë ekonomike, përkatësisht Mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës në vlerë prej 20 milionë euro të destinuara për sektorin privat, përkatësisht për ndërmarrjet të cilat edhe në situatë krize vazhduan të punojnë dhe të investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, konkurrencë dhe modernizim.
Me këtë rast do të doja të përmendja se qëllimi konkret i kësaj mase ekonomike nga pakoja e tretë është rritja e produktivitetit të kompanive, modernizimi i proceseve dhe njëkohësisht edhe përmirësimi i konkurrencës, mundësive për eksport, gjë që nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe ruajtja e vendeve ekzistuese.
Sipas kushteve, këto 400 kompani tashmë kanë filluar një cikël investimesh ose do të investojnë gjatë vitit 2021. Bëhet fjalë për investime në periudhën mars 2020 deri në dhjetor të vitit të ardhshëm 2021.
Investimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve të zgjedhura vlerësohet në 89 milionë euro.
Fondet në vlerë prej 17.2 milionë euro janë të destinuara për kompani nga industria përpunuese, tregtia dhe sektori i TI, me qëllim të investimeve të reja dhe pushtimit të tregjeve të reja.
Përpjekjet tona si Qeveri si dhe qëllimi i kësaj mase, është që në kushte të pandemisë, të ruhen aktivitetet afariste që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare, përmes zbatimit të projekteve investuese.
Shfrytëzimi i fondeve jep një sinjal të qartë se kemi kompani kombëtare që edhe në kohë krize janë të gatshme të investojnë, të përshtaten me situatën e re dhe kështu të veprojnë drejt rimëkëmbjes më të shpejtë të ekonomisë vendase.
Çdo aktivitet investues ka domethënie të paçmuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe kjo është arsyeja pse kjo masë i kushtohet rigjallërimit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë dhe stimulimit të konsumit edhe të industrisë.
Qeveria në vazhdimësi po krijon një mjedis për zhvillim afarist, për të cilin të gjitha ndërmarrjet do të njoftohen me kohë edhe për thirrjet e radhës që synojnë të inkurajojnë aktivitetet investuese.
Me këtë rast edhe njëherë do të doja të përmend se përforcimi i dialogut, konsultimi para miratimit të masave, me të gjithë aktorët në shoqëri, odat, sindikatat, punëdhënësit, organizatat civile, janë prioriteti jonë.
Shteti është këtu për të ndihmuar në momentet më të vështira, bashkë ta tejkalojmë këtë krizë, të dalim më të fortë dhe të vazhdojmë me trendet pozitive të ekonomisë së re zhvillimore të vendit.
Ju faleminderit për vëmendjen.