Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 24-të e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me vendim që të parashtrohet për miratim në Kuvend.
Qëllimi i këtij Propozim-ligji është që të regjistrohen automjetet me targa të huaja me tarifa të reduktuara deri në 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që ngarkohen me rastin e importit të automjeteve nga organet kompetente shtetërore.
Dispozitat nga ky Propozim-ligj kanë të bëjnë me automjetet e importuara deri më 1 tetor të këtij viti dhe me të paktën standardin Euro 4 dhe do të zbatohen në kohëzgjatje prej një viti.
Propozim-ligji përfshin automjetet motorike për transportin e udhëtarëve (kategoria M), automjetet e mallrave (kategoria N), automjetet me dy dhe tre rrota dhe kuadriciklet (kategoria L) dhe rimorkiot - përfshirë gjysmë rimorkiot (kategoria O).
Propozim-ligji përfshin mjetet motorike për transportin e udhëtarëve (kategoria M). Kjo masë do të sigurojë rregullimin sistematik të pjesëmarrjes së këtyre automjeteve në komunikacion dhe të ardhurat e fondeve për buxhetin dhe ekonominë e vendit në vlerë prej 25 milionë euro për projekte me interes për qytetarët.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informata dhe raporti në lidhje me aktivitetet nga faza e parë e dialogut konkurrues për ndarjen e marrëveshjeve për vendosje të partneritetit publik-privat për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit për distribuim të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bazuar në raport, Qeveria miratoi një Vendim për përzgjedhjen e kandidatëve "Aksa Dogalgas Dagiti AS" nga Republika e Turqisë dhe "Palmet Enerxhi Anonim Shirketi" gjithashtu nga Turqia, sipas të cilit këto kompani do të ftohen të marrin pjesë në fazën e dytë të dialogut konkurrues, përkatësisht pjesëmarrje në procedurën e tenderit deri në zgjedhjen përfundimtare të një kompanie që do të krijojë një partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë Veriore
Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi Vendimin edhe për aprovim të mjeteve nga Buxheti për vitin 2020. Me këtë aprovohen mjete në vlerë prej 144.260.500,00 denarë për 89 ndërmarrje komunale publike anëtare të ADKOM – Shoqata e dhuruesve të shërbimeve komunale për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si masë e programit për përballje me krizën Kovid-19, si ndihmë e njëfishtë financiare me qëllim tejkalimin e gjendjes së rëndë materiale të të punësuarve në ndërmarrje, anëtare të ADKOM - Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale për Republikën e Maqedonisë Veriore.
Me propozim të Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 20-Komunikacion dhe komunikime, paragrafi 488-Dotacione kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale në vlerë prej 74.500.000,00 denarë.
Këto mjete shpërndahen për realizim të këtyre projekteve kapitale: Rekonstruktim të bulevardit “Bllagoja Toska”, Komuna e Tetovës – 29.500.000,00 denarë, Ndërtim të qarkores në bulevardin “Teodosie Paunov”, Komuna e Koçanit – 6.000.000,00 denarë, Rekonstruktim të rrugës “Ilinska”, Komuna Qendra Zhupë – 4.000.000,00 denarë, Ndërtim të shtigjeve për këmbësorë, Komuna e Shtipit 9.000.000,00 denarë, Ndërtim të qarkores në Momin Potok, qyteti i Shkupit – 5.000.000,00 denarë; Fillimi i urës, Karposh 4, afër rrugës “Skupi”, Qyteti i Shkupit – 4.000.000,00 denarë, Rekonstruktim të rrugës Çallaklli Tatarnik, Komuna e Vallandovës – 4.000.000,00 denarë; Rekonstruktim i rrugës “Një Maji”, komuna e Prilepit – 6.000.000,00 denarë dhe restaurim i urës në fshatin Ullanc, Komuna Gradsko 1.000.000,00 denarë
Qeveria solli vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020 në vlerë prej 46.170.000,00 denarë për realizim e projekteve vijuese: Ndërtim të sistemit të furnizimit me ujë në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës – 6.170.000,00, ndërtim të kanalizimit për Burovi Varism Bojanov Doll, Komuna e Kriva Pallankës – 6.000.000,00 denarë, Rekomandime nga UNESKO për ndërtime në Ohër – 6.000.000,00 denarë, ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Furkë, Komuna e Dojranit – 5.000.000,00 denarë, ndërtim të kanalizimit në Komunën e Demir Kapisë – 2.000.000,00 denarë dhe për ndërtim të kanalizimit në Komunën e Sarajit – 10.000.000,00 denarë.
Në këtë mbledhje është miratuar teksti për Propozim-ligjin për tregti, me qëllim sigurimin e parandalimit dhe përforcimit të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë nga përhapja e virusit KOVID-19 në kushte të tregtisë me pakicë.
Ndryshimet në ligjin për tregti, janë të nevojshme që të vazhdojnë të vlejnë masat e parapara me Dekret me fuqi ligji sipas së cilës, tregtarët me pakicë në kushte të pandemisë janë të obliguar që të vendosin rend dhe disipline gjatë hyrjes dhe në brendi të objekteve në të cilat bëhet tregti me pakicë, të sigurojë shërbim për rend që të ruhet distanca e nevojshme minimale mes njerëzve para dhe në objekt, dhe të sigurohet dezinfektim për duar gjatë hyrjes në objekt, të vendosë shenja adekuate me të cilat shënohet drejtimi i lëvizjes dhe ruajtja e distancës minimale të nevojshme gjatë pritjes rend të personave para dhe në objekt, të sigurojë pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza) për të punësuarit në objekt, si dhe masa të tjera, duke pasur parasysh se vlefshmëria e këtij Dekreti skadon.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e procesit të Kodifikimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe angazhoi Sekretariatin e përgjithshme të Qeverisë që të zbatojë procedurë për furnizim publik të një softueri dhe zgjidhjeve softuerike, me të cilat do të kryhet kodifikimi i së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për këtë qëllim, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatin e përgjithshme të Qeverisë dhe i rekomandohet Kuvendit, Universiteteve Shtetërore, Universitetit “Shën Kirili e Metodi”, Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Universitetit “Goce Dellçev” dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, në fushën e drejtësisë – në kuadër të Fakulteteve të tyre Juridike, brenda pesë ditësh të emërojnë nga një përfaqësues në Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim që të formojnë një grup punues operacional.
Qeveria sot e miratoi tekstin e Propozim-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës
Qëllimi i Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës është të bëhet një dallim i qartë midis ANB, jurisdiksioni i së cilës përkon me kompetencat e Agjencisë së Inteligjencës, konform ligjit ekzistues. Ligji i ri për Agjencinë e Inteligjencës përcakton qartë kompetencat e Agjencisë për të mbledhur, përpunuar, analizuar, shkëmbyer, ruajtur dhe mbrojtur të dhëna dhe informacione nga jashtë, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen, interesat e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi përgatitjen e Master Planit të Republikës së Maqedonisë Veriore në kuadër të projektit rajonal IPA "Mbështetje Rajonale për Menaxhimin e Migrimit të Ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi - Faza 2", dhe autorizoi Ministrin e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetarin i ngarkuar me Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov menjëherë të nënshkruajnë letrën deri te Komisioni Evropian duke shprehur interes për fillimin e fazës 2, e drejtuar konkretisht drejt Republikës së Maqedonisë Veriore dhe me një angazhim të fortë të vazhdohet në fazën 3, pra operacionalizimin e sistemit të TI-së.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për kryerjen e furnizimi publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave matës dhe pompave të insulinës me materiale harxhuese për periudhën dhjetor 2020 - dhjetor 2022 për nevojat e popullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për pagesën e pensioneve për muajin nëntor të vitit 2020 dhe e obligoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut më së voni deri nesër 25.11.2020 t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri tek bankat afariste, ndërkaq Bankave afariste, u rekomandoi të sigurojnë që pensionistët nga 26.11.2020 të mund të disponojnë me pensionet e nëntorit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar.
Bankat afariste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave do të sigurojnë pagesë në të gatshme të pensioneve për klientët të cilët nuk kanë kartela, në katër grupe sipas orarit në vijim të përbërë sipas vlerës së pensionit:
- për pensionet me vlerë deri në 11.000 denarë pagesa do të bëhet më 26 nëntor – e enjte,
- për pensionet me vlerë prej 11.001-14.000 denarë pagesa do të kryhet më 27 nëntor – e premte,
- për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000, pagesa do të bëhet më 30 nëntor – e hënë dhe
- për pensionet me vlerë prej mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 1 dhjetor – e martë
Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëroi Muhamed Zekirin si Sekretar të Përgjithshëm të Qeverisë.
Qeveria i miratoi edhe këto vendime kadrovike:
1. Amet Axhiun ta shkarkojë nga detyra u.d. drejtor i Institucionit Publik Parku Nacional Pelister – Manastir.
2. Osman Shukriun ta emërojë drejtor i Institucionit Publik Parku Nacional Pelister – Manastir. (Më 23.11.2020. PN Pelister parashtroi Vendim nr. . 02-212/4 nga 17.11.2020 të Bordit Drejtues, i cili në procedurën e zbatuar pas shpalljes publike për drejtor është zgjedhur Osman Shukriu).
3. Trajçe Angellovskin, ta shkarkojë nga detyre anëtar i Këshillit për partneritet publik – privat, me kërkesë të tij për shkak të ekzistimit të gjendjes së konfliktit të interesave.
4. Ellpida Mlladenovskën, ta shkarkojë nga detyra anëtare e Këshillit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale – financiare të NP për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” – Shkup, me kërkesë të saj (e punësuar në DAP reparti rajonal Kriva Pallankë).
5. Gjoko Talevskin, ta shkarkojë nga detyre anëtare i Këshillit drejtues përfaqësues i themeluesit të IPSH Spitali Klinik “dr. Trifun Panovski” – Manastir, me kërkesë të tij (për shkak të konfliktit të interesave i emëruar si avokat shtetëror për rajonin Manastir).
6. Dejana Nikollovën, ta shkarkojë nga detyra anëtare e Këshillit drejtues të IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Shën Nikollë, punëtore profesionale nga qendra për punë sociale, me kërkesë të saj, ndërsa për anëtar të Bordit drejtues të IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Shën Nikollë - punëtor profesional nga qendra për punë sociale ta emërojë Katerina Seneva Koneva.
7. Nikolla Kampev, ta shkarkojë nga detyra anëtar i Bordit drejtues të IPSH Shtëpia e shëndetit – Radovish, me kërkesë të tij (i zgjedhur për noter).
8. Veselin Stojçevskin ta emërojë anëtar të Bordit drejtues të IPSH Shtëpia e shëndetit “dr. Haim Abravanell” Manastir – përfaqësues i themeluesit (anëtari i BD Vesna Gramosli ka ndërruar jetë).
9. Risto Pecov, ta emërojë si anëtar i Bordit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NP për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” – Shkup.
10. Eran Kurtish ta emërojë për u.d. drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.
11. Me Vendim të Qeverisë në këtë mbledhje, Dragoljub Filiposki është shkarkuar nga detyrimi anëtar i Bordit mbikëqyrës të SHA shërbime të aeroportit “AEROPORTET E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT” në pronësi shtetërore, ndërsa anëtar i Bordit mbikëqyrës të SHA shërbime të aeroportit “AEROPORTET E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT” në pronësi shtetërore e zgjodhi Binas Pajaziti.
12. Qeveria solli vendim që ta shkarkojë Zoran Ivanov nga detyra anëtar i Bordit mbikëqyrës të SHA “Agjencia Informative e Mediave” – Shkup, në pronësi shtetërore.
13. Qeveria dha pëlqim për vendimin e BD të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e Shaip Zendelit si zëvendësdrejtor të këtij institucioni.