Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski patën mbledhje me kryetaren e Këshillit të Rajonit të planifikimit të Pellagonisë, kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe me anëtarë të Këshillit, kryetarë të komunave, të cilat përfshihen në këtë rajon.
Në mbledhje bashkërisht u konstatua se zhvillimi infrastrukturor sjell edhe zhvillim ekonomik dhe zhvillim të turizmit dhe në atë drejtim janë përshëndetur angazhimet e Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve në shtet dhe transparencën e Qeverisë për bashkëpunim dhe përkrahje të rajoneve të planifikimit dhe të vetëqeverisjes lokale.
Posaçërisht u bisedua për aktivitetet në drejtim të zhvillimit të rëndësishëm të Rajonit të Pellagonisë, si rajon më i madh territorial të planifikimit në shtetin tonë.
Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Boçvarski i kanë sqaruar procedurat në projektet infrastrukturore, siç janë akset kyçe për lidhje rrugore të këtij rajoni me rajonet tjera, gazifikimi dhe pjesa me mjedisin e jetesës, zgjidhja e çështjeve me deponitë, si çështje kyçe, për të cilat është shprehur interes i posaçëm.
“Qëllimi i ynë është zhvillimi i përshpejtuar ekonomik i shtetit dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës së qytetarëve, edhe në qytete edhe në fshatra dhe kanë filluar projekte serioze në pjesën e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimeve, ngrohjes, energjisë së gjelbër, gazifikimit, për të cilat janë siguruar edhe investitorë dhe mjete nga shteti”, tha Zaev.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se ka qasje gjithëpërfshirëse të investimeve kapitale dhe përcaktim për realizimin e tyre në afate të shkurta, gjithkund ku kjo është e mundur, si dhe se punohet në më tepër investime më të mëdha kapitale, të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e Rajonit të Pellagonisë.
Ministri Boçvarski tha se në pjesën e rrugëve në këtë rajon të planifikimit, fokusi është në rrugën eksprese Gradski – Prilep dhe në pjesët Prilep – Manastir dhe Manastir – Mexhitli.
Në mbledhjen janë përshëndetur përpjekjet e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë për hapat e ndërmarra në integrimet evropiane dhe paralelisht me këtë zgjidhjen e çështjeve nga jeta e përditshme e njerëzve në vend.