Kodi i sjelljes së nëpunësve qeveritar për marrëdhënie me opinionin
Detyrimi themelor i komunikuesve qeveritar është t’ia transmetojnë opinionit qëndrimet dhe politikat zyrtare përmes kanaleve të ndryshme, gjë e cila paraqet një nga elementet kyç për demonstrim të hapjes, transparencës dhe llogaridhënies në punën e Qeverisë.
Përveç kësaj, komunikuesit qeveritar gjatë kohës së punës së tyre kanë qasje në informacione të besueshme dhe të ndjeshme, me të cilat duhet të procedohet në mënyrë përkatëse.
Gjatë komunikimit me opinionin, komunikuesit qeveritar duhet t’u përmbahen vlerave dhe rregullave, me të cilat sigurohet komunikim profesional, objektiv, efikas dhe i hapur me opinionin.
Prandaj përpiluam Kodin e sjelljes për komunikuesit qeveritar, në të cilin përfshihen standardet të cilat priten prej punëtorëve në sektorin publik që punojnë në komunikime.
Ky Kod i sjelljes së komunikuesve qeveritar i përshkruan parimet, standardet dhe praktikat e komunikimit përkatës me opinionin përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, përfshirë edhe përmes kanaleve zyrtare dhe private të mediave sociale.
Ky Kod i sjelljes është i përgatitur në pajtim me kornizën ekzistuese ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën është theksuar sjellja etike e cila pritet nga komunikuesit qeveritar (nëpunës publik dhe të kabinetit).
Parime kyç
Nëpunësit publik dhe të kabineteve që punojnë në marrëdhëniet me opinionin duhet t’i përcjellin parimet vijuese për ta siguruar punën e tyre përkatëse:
- Ta thonë të vërtetën
- Të jenë të paanshëm
- Të jenë të kujdesshëm në qasjen e tyre
- Ta ruajnë objektivitetin
- Të sjellin vendime në bazë të analizës paraprake të fakteve
- Ti vënë obligimet që burojnë nga shërbimi para interesave personale
- Të jenë të vetëdijshëm për ekzistimin e konfliktit të interesave
- Ta ndajnë privaten nga veprimi profesional
Për atë qëllim, nevojitet që vazhdimisht të parashtrohen pyetjet vijuese:
- A është sjellja ime përkatëse?
- A do të kishin shkaktuar aktivitetet e mia eventualisht pyetje në lidhje me profesionalizmin tim, neutralitetin partiako-politik dhe paanshmërinë si nëpunës publik ose të kabinetit?
Në rast të dilemës në përgjigjet e këtyre pyetjeve, nevojitet konsultimi me eprorin.
Menaxhim me mediat zyrtare sociale si kanale zyrtare për komunikim