“Qeveria në mbledhjen e rregullt solli vendim t’i pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për pako të re të masave dhe rekomandimeve për periudhën nga data 18 dhjetor deri më 20 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të sëmurëve nga COVID-19 në periudhën e ardhshme të festave”, njoftoi Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp, në të cilën bashkë me ministrin e Shëndetësisë njoftuan për masat e reja restriktive dhe e paralajmëruan fillimin e kampanjës qeveritare “Festo përgjegjshëm”.
Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kohës së punës së objekteve hotelierike deri në orën 18:00, ndalesa për organizimin e festave para Vitit të Ri dhe festën e Vitit të Ri në ambient të hapur nga ana e komunave, organizatave të punës dhe ndalesë së punës pas orës 21:00 të restoranteve dhe objekteve hotelierike. Me masat janë përfshirë edhe rekomandime të qarta deri te bashkësitë fetare, të mos thirrin në mbledhim masive dhe grupime gjatë festave të ardhshme fetare.
Kryeministri Zaev theksoi se këto masa miratohen me qëllim që të festojmë me përgjegjësi për mbrojtje nga COVID-19 para vestave të Vitit të Ri dhe apeloi për respektimin e të njëjtave.
“Apeloj që këtë vit të festojmë përgjegjshëm. Kjo është koha kur duhet të shënuar, jo për të festuar. Secili prej ne thirret që të jetë i përgjegjshëm që të mos shkaktojmë valë të re të epidemisë – pikërisht tani kur jemi në hap të vaksinimit masiv, pas së cilës e gjithë bota pritet të kthehen në normale kushtet për punë, jetesë dhe zhvillim. Apeloj që të ngrihemi mbi interesin individual personal”, porositi Kryeministri Zaev dhe shtoi se ndihma shtetërore dhe mbështetja për sektorët më të rrezikuar është në vijim.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe informoi për gjendjen aktuale dhe apeloi që të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00, që të shmangen rreziqet nga formimi i grupeve të qytetarëve. Duke u fokusuar në vaksinën, ministri Filipçe tha se vendi është i përgatitur për pranim, distribuim dhe vaksinim për COVID-19.
“Në vizitë të të gjithë operatorëve ekonomikë që kanë kapacitet për ruajtjen dhe distribuimin e vaksinave u binda se kapacitetet janë të përgatitura, mbetet në janar të arrijnë edhe frigoriferët e veçantë për ruajtje të vaksinës “Fajzer” e cila ruhet në -70 gradë përmes donacionit. Me këtë do të jemi tërësisht të përgatitur. Jemi aktiv në tre fusha për furnizimin e vaksinave. Njëri KOVAKS sistemi ku furnizuam mbi 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë. Apeloj që qytetarët të mos nënshtrohen në lajmet e rreme. Vaksinat janë të sigurta, të testuara, të kontrolluara dhe të zhvilluara në mënyrë të sigurt, njëjtë si të gjitha vaksinat tjera që i shfrytëzojmë sot. Vaksinat do të jenë falas për të gjithë qytetarët, përparësi do të kenë punonjësit shëndetësor, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare dhe ata qytetarë me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe të mushkërive”, theksoi Filipçe dhe shtoi se po ndiqet edhe gjendja në rajon ku ka disa trende të ngadalësimit, por ende ekziston numër i madh i të diagnostifikuarve të ri dhe të personave të vdekur: Kroacia 65 të vdekur në 24 orët e fundit, 44 në Slloveni, 60 në Greqi.
Në konferencën për shtyp Kryeministri Zaev rikujtoi se shteti në vazhdimësi kujdeset për qytetarët dhe e mbështet ekonominë me masa që zbatohen në tërë botën.
П
Kryeministri Zaev: Festo përgjegjshëm, të ruajmë shëndetin deri sa e presim vaksinën kundër COVD-19
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendësministrin e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe kryetarin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i kumtuan masat e reja restriktive dhe e njoftuan fillimin e kampanjës qeveritare “Festo përgjegjshëm”.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
“Gjendemi para sfidës së re të betejës sonë me pandeminë me COVID-19. Të ballafaquar me zgjedhjen – të vazhdojmë me politikat parandaluese shëndetësore dhe me hapa për dalje nga kriza, tani kur vaksina është në hap të dërgesës – ose të hyjmë në rrezik me festim të papërgjegjshëm të festave që janë para nesh – Qeveria në mbledhje solli vendim ti pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për pako të re të masave restriktive dhe rekomandimeve, për periudhën prej më 18 dhjetor deri më 21 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve nga COVID-19 në periudhën e ardhshme të festave.
Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kohës së punës së objekteve hotelierike, ndalesa për organizimin e festave para Vitit të Ri dhe festës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur, ndërsa kemi dhe rekomandime të qarta deri te komunitetet fetare, deri te organizatat e punës dhe rekomandime për punën e restoranteve në objektet hotelierike.
Qeveria solli vendim që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18:00, në vend se deri në orën 21:00 siç ishte deri tani. Qëllimi i kësaj mase është të durojmë të gjithë edhe pak përmes këtyre restrikcioneve dhe të mos lejojmë për shkak të festimit të shkaktojmë eskalim të situatës. Masa është FESTO NDËRGJEGJSHËM, ndërsa qëllimi është mbrojtje nga COVID-19, në prag të vaksinimit. Për të gjitha masat tjera do të informojë ministri Filipçe në vazhdim të kësaj konference për shtyp.
Të nderuar qytetarë,
Situata kërkon veprim, prandaj ne si Qeveri e përgjegjshme të cilës shëndeti i qytetarëve është në plan të parë, prandaj i marrim këto masa restriktive shtesë gjatë kohës së festave fetare dhe të Vitit të Ri.
Apeloj që këtë vit TË FESTOJMË PËRGJEGJSHËM. Kjo është kohë kur duhet të shënojmë, jo të festojmë. Secili prej ne thirret që të jetë i përgjegjshëm që të mos shkaktojmë valë të re të epidemisë – pikërisht tani kur jemi në hap të vaksinimit masiv, pas së cilës e gjithë bota pritet të kthehen në normale kushtet për punë, jetesë dhe zhvillim.
Apeloj që të ngrihemi mbi interesin individual personal
E di që masat që kemi miratuar nuk janë të njohura, ndërsa dhe zgjedhja juaj është vendosur mes interesit individual dhe afatshkurtër gjatë kohës së festave para Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve dhe daljes finale nga kërcënimi i pasojave nga COVID-19 pa pasoja shtesë të shëndetit dhe jetës.
Këtë herë duhet të zgjedhim midis kënaqësisë dhe profitit nga njëra anë dhe përgjegjësisë dhe shëndetit nga ana tjetër.
Këtu duhet të kujtoj se deri më tani nuk na ka munguar ndihma dhe mbështetja e sektorëve më të prekur, përfshirë sektorin hotelierik.
Vetëm përmes masës mbështetje financiare për pagesën e pagave mbështeten rreth 200.000 qytetarë të punësuar përfshirë ata që janë të punësuar në hotelieri dhe turizëm.
Me linjat kreditë pa kamatë të Bankës për Zhvillim, në ekonomi janë investuar mjete financiare prej 13.5 milionë euro që u janë ndarë rreth 1.400 kompani, me 18 mijë të punësuar edhe atë nga sektorët më të prekur: turizmin, hotelierinë dhe transportin e udhëtarëve, të cilët ishin të parët që u prekën nga kriza. Në mënyrë shtesë, përmes Bankës për Zhvillim u vendosën në dispozicion të sektorit privat 50.9 milionë euro kredi të volitshme nga Banka Evropiane për Investim, linjë kreditore për projekte të 189 kompanive që duhet të punësohen 605 persona të ri.
Javën e ardhshme përfundoi afati për aplikim në pesë shpalljet publike që i publikoi Ministria e Ekonomisë, ndërsa kanë të bëjnë për masat për kthimin e taksës turistike të paguar për vitin 2019, si dhe grante të drejtpërdrejta për agjenci turistike, ciceronët turistik, këndet për fëmijë dhe klubet e natës.
Deri në afatin e fundit arritën 1.000 aplikime dhe të gjithë që kanë aplikuar do të marrin ndihmë financiare.
Qeveria mbetet në dialog të vazhdueshëm me këtë sektor për krijimin e masave që kanë rezultat më të mirë edhe në periudhën e ardhshme.
Të nderuar qytetarë,
Tani është më e rëndësishme të fokusohemi në masat që do ta parandalojnë përhapjen e pandemisë – vetëm kështu do të krijohen kushte për rimëkëmbje në të gjithë sektorët.
Prandaj i sjellim këto masa dhe duhet të respektohen që të japin rezultate.
Aktivizohet i gjithë stafi mjekësor që është në dispozicion, i cili mund të jetë vullnetar ose të kyçet përsëri. Shfrytëzohen të gjitha resurset dhe po bëhet organizim kompetent.
Janë kyçur edhe kapacitetet e spitaleve private shëndetësore në shëndetin publik, por është mirë që tani e tutje nuk ka nevojë për dërgimin e pacientëve që është edhe një sinjal i mirë. Bëjmë gjithçka që kjo të vazhdojë, por janë këtu për çdo rast.
Kemi lajme të mira për vaksinat.
Në luftën me ballafaqimin me pandeminë me COVID-19, çdo ditë jemi hap më afër COVID vaksinës.
Përmes Kovaks mekanizmit sigurojmë 833.000 vaksina. Sasi shtesë do të sigurohen përmes biseda të drejtpërdrejta me kompanitë që i krijuan vaksinat, si dhe përmes Bashkimit Evropian i cili do të sigurojë 100 milionë doza për vendet nga Evropa dhe jashtë Unionit.
Ballkani Perëndimor do të kyçet në furnizimin e vaksinës që do të zbatohet BE-ja për vendet anëtare të BE-së. Ndërsa, fqinji ynë Greqia, në mënyrë intensive ta marrim vaksinën bashkë me shtetet tjera evropiane.
Sapo vaksina të jetë e qasshme në vend, ajo do të merret së pari nga mjekët, personeli mjekësor dhe të gjithë të tjerët në vijën e parë në luftën kundër pandemisë, më pas të sëmurët kronikë, të moshuarit, të punësuarit në kopsht dhe të tjerët në listën prioritare. Më pas, si shumë qytetarë, unë do të vaksinohem sepse dua të përdor shembullin tim personal për të mbështetur përpjekjet për të luftuar COVID-19.
Vendi ynë ndjek çdo hap të zhvillimit nga të gjitha studimet klinike lidhur me vaksinën - unë besoj në sigurinë e saj dhe në pretendimet e shkencëtarëve se do të rrisë imunitetin njerëzor. Qytetarët duhet të jenë të qetë, shteti nuk do të kursejë për këtë qëllim - ne tashmë kemi paguar avancin për blerjen e 833 mijë vaksinave.
Këto janë lajme të mira që vitin e ardhshëm besoj se do ta ndryshojnë pasqyrën e tërësishme për pandeminë në botë.
Prandaj, le ta presim Vitin e Rri si qytetarë të përgjegjshëm dhe të festojmë festat e Krishtlindjes me mesazhin që përmbahet në thelbin e tyre - shpresën dhe besimin në një të nesërme më të mirë.
Pajtohem që këtë vit nuk do të kemi përfitimet e zakonshme ekonomike nga festat, por të mos harrojmë se do të fitojmë diçka shumë më tepër. Diçka shumë më e çmuar. Diçka që gjithmonë e dëshirojmë gjatë këtyre festave:
Gëzuar festat dhe për shumë vite dhe dëshira jonë gjithmonë është – Shëndet.
Shëndet, ndërsa tjerat do të vijnë.
Le të jetë ky vit dominues dhe udhërrëfimi ynë për dalje nga dhe për shumë festa të ardhshme bashkë Për shumë vite të ardhshme. Për shumë vite.
Ti japim shans vitit 2021 të na e sjell shpresën dhe ditët e plotësuara me gëzimet tona të përditshme.
Të jemi përgjegjës gjatë fetave. Festo përgjegjshëm!
Ju faleminderit.”