Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori një letër nga Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke falënderuar Kryeministrin Zaev për urimet e tij për zgjedhjen e Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, personalisht dhe në emër të nënkryetares Kamila Harris, shpreh falënderime për urimin dhe thekson se ai e fillon detyrën në kushte të jashtëzakonshme me sfida globale serioze, prej koronavirusit deri te ndryshimet klimatike, sfida të cilat i tejkalojë kufijtë shtetëror dhe për të cilat është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar.
Në letër presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Biden pret bashkëpunim mes tij dhe kryeministrit Zaev për këto çështje si dhe për çështjet që janë në interes të dy vendeve.