Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, para se të kalohet në pikat e rendit të ditës, ministri i Financave, Fatmir Besimi, i njoftoi anëtarët e Qeverisë për nivelin e realizimit të investimeve kapitale për vitin 2020, gjatë së cilës u konstatua se një numër i madh i institucioneve, mbi 95% i kanë realizuar investimet për të cilat u shpreh kënaqësi me konstatimin se të gjitha masat ekonomike të marra në vitin 2020 kanë shfaqur rezultate.
Gjithashtu, u informua se 95,4% është edhe realizimi i të gjitha pakove me masa ekonomike nga Programi-kovid, të cilat u miratuan për tejkalimin më të lehtë të krizës te qytetarët edhe ndërmarrjet.
Kryeministri Zaev bashkë me ministrat konstatoi se rezultatet nga tremujori i fundit tregojnë dalje nga kriza ekonomike edhe atë që Qeveria në raport me krijimin e kushteve ekonomike për qytetarët është në rrugë të drejtë dhe se krahas krizës shëndetësore, në nivel botëror, në shtet është siguruar ruajtja e vendeve të punës dhe krijimi i kushteve për sigurimin e konsumit të qëndrueshëm të qytetarëve.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi edhe Procesverbalin nga mbledhja e fundit e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurim të tërësishëm koordinues lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID-19, me ç’rast ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i informoi edhe anëtarët e Qeverisë për atë që më parë është shpallur edhe në opinion, gjegjësisht se pas bisedimeve intensive janë sigurua sasi të vaksinave për tërë vitin 2021 dhe se nga kompania “Fajzer” priten mbi 5.800 vaksinat e para dhe se vijojnë bisedimet edhe me kompanitë e tjera.
Ministri i Shëndetësisë informoi se dukshëm është ulur presioni i spitaleve dhe se kapacitetet për akomodim të pacientëve me kovid janë gjysmë të zbrazura dhe se u konstatua se masat që u sollën nga Qeveria në periudhën e fundit, që kanë të bëjnë me zvogëlimin e përhapjes së virusit KOVID , kanë treguar rezultate.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Propozim-ligjin për buxhete me qëllim të zbatimit të reformave në proceset e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, përforcimin e disiplinës fiskale, parashikime të qëndrueshme fiskale për periudhë afatmesme, integrimin e proceseve në financat publike dhe transparencën e përmirësuar.
Duke pasur parasysh që Ligji ekzistues për buxhete është nga viti 2005, me Propozim-ligjin e ri janë paraparë disa ndryshime shtesë dhe saktësime plotësuese dhe me të janë rregulluar procedurat për përgatitjen, sjelljen dhe ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, si dhe raportim për ekzekutimin e buxhetit.
Nevoja për përpilimin e një Ligji plotësisht të ri ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe përforcimin e buxhetimit afatmesëm, si një nga përparësitë kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ligji i ri për buxhetet, i cili duhet të vlejë nga 01.01.2023, përshtatet në konceptin e financave SMART, domethënë i njëjti synon të sigurojë një kornizë për politikë fiskale të parashikueshme dhe të qëndrueshme, si dhe rritjen e disiplinës dhe përgjegjësisë së Buxhetit dhe do të dorëzohet në procedurë parlamentare.
U shqyrtua dhe u miratua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara propozohet në ditën e hyrjes në fuqi të Propozim-ligjit të mos vlejë Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndryshimet e propozuara janë me qëllim që të vazhdohet me zbatimin e mënyrës së llogaritjes së akcizës për energji të caktuara varësisht nga lëvizja e çmimit të shitjes me pakicë të energjentit adekuat në berzat botërore dhe njëkohësisht do të mundësohet që edhe më tutje të shfrytëzohet edhe mekanizmi i cili do të mundësojë kthimin gradual të vlerave ekzistuese të akcizës në kushte të normalizimit të çmimeve në tregun e derivateve të naftës, të cilat tashmë janë vendosur me miratimin e Dekretit me fuqi ligjore.
Në mënyrë plotësuese, me ndryshimet propozohen dispozita të cilat janë në drejtim të përpunimit shtesë, sqarimit dhe saktësimit të dispozitave nga Ligji për akciza.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe ka miratuar Informacionin për miratimin e listsës së vetme të rishikuar të projekteve të harmonizuara me Planin ekonomik dhe të investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili do të përfshijë të gjitha projektet e planifikuara në fazën në vijim. Të gjitha institucionet që dëshirojnë të aplikojnë për thirrjet e publikuara në kuadër të Instrumentit "Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për ndihmë teknike dhe grant investimesh, të ndjekin procedurën e aplikimit duke dhënë mendime pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave dhe ministritë kompetente (në rast se bëhet fjalë për ndërmarrje publike) deri më 25 janar 2021 dhe për të njëjtën të njoftojnë Sekretariatin për Çështjet Evropiane, i cili më vonë do të informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e rregullt, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për dhënien e pëlqimit për marrjen e obligimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin e vaksinave për imunizim të vazhdueshëm dhe vaksinave sipas indikacioneve epidemiologjike për nevojat e popullatës për periudhë tre vjeçare nga janari 2021 deri në dhjetor 2023.
Qeveria dha pëlqim të marrë për obligim në programet e përfshira nga pjesa e zhvillimit të buxhetit dhe u përcaktua dinamika për pagesën e së cilës është e nevojshme të përdoren fonde buxhetore në vitet e ardhshme 2021, 2022 dhe 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë me përgjegjësi për rrjedhën dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve në lidhje me këtë çështje të informojë Qeverinë çdo nëntë muaj, deri në realizimin përfundimtar të furnizimit.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtuan disa programe për punë në fusha të ndryshme për vitin aktual 2021: Nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit, Programi për veprimtari hulumtuese shkencore për 2021, i cili i përfshin mjetet financiare të destinuara për financimin e veprimeve hulumtuese shkencore edhe atë për:
1. Programet e Institucioneve Publike Shkencore dhe njësive të përqendruara në shkencë në universitetet shtetërore,
2. Projektet hulumtuese shkencore nacionale,
3. Projektet bilaterale hulumtuese shkencore,
4. Organizimi i tubimeve shkencore,
5. Veprimtari botuese (libra shkencorë),
6. Pjesëmarrja e hulumtuesve nga vendi në tubimet shkencore ndërkombëtare jashtë vendit,
7. Qëndrime studimore jashtë vendit dhe qëndrime të studiuesve të huaj shkencorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
8. Publikimi i punimeve shkencorë në revista të huaja shkencore (me faktor impakti), kompensim për fonde për punime shkencore të botuara në një revistë me faktor impakti,
9. Bursat për kuadrin e ri hulumtues shkencor në ciklin e dytë dhe të tretë në vend dhe jashtë vendit:
- bursa dhe regjistrime për studime të ciklit të dytë jashtë vendit sipas listës së rangut të Shangait,
- bursa dhe regjistrime për studime të ciklit të tretë jashtë vendit sipas listës së rangut të Shangait,
- kopmensim i njëhershëm për mbrojtjen e tezës së masterit,
- kopmensim i njëhershëm për mbrojtjen e tezës së doktoratës,
- bursa dhe regjistrime për studime të ciklit të dytë për studime jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe prodhimit të filmit, arteve të dramaturgjisë dhe muzikës,
- bursa për studime pasuniversitare në Institutin Shkencor Publik Instituti i Filmit, Akademia e Filmit-Ohër,
- bursa dhe regjistrime për studime pasuniversitare në turqishten e vjetër,
- bursa dhe regjistrime për studime të ciklit të dytë për FAMU, Republikën Çeke,
- shpallja e subvencioneve krijuese për aktivitetet krijuese,
- bursat për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve të shtetasve të huaj të cilët qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të bashkëpunimit dypalësh dhe multilateral ndërkombëtar,
- Bursa të studimeve të ciklit të dytë "Boris Trajkovski" për programin ekzekutiv MBA në Universitetin e Sheffield dhe
- Bursa dhe tarifa të shkollimit për studime pasuniversitare dhe të doktoraturës në përputhje me Ligjin për të drejtat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe familjes së tij pas përfundimit të detyrës,
10. Programi për kulturën teknike,
11. Çmimi Shtetëror "Goce Delçev",
12. Kontributi i anëtarësisë në organizatat ndërkombëtare,
13. Do të mbështetet qëndrimi i postdiplomuarve, profesorëve universitarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të programit CEEPUS për vitin 2021,
14. Shpenzime të tjera - pagesa e organeve eksperte dhe këshilluese, pagesa e vlerësimeve, publikimi i njoftimeve, konkurseve dhe aktiviteteve të tjera.
E njëjta Ministri propozoi dhe miratoi Propozim- Programin për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin e studentit për vitin 2021, si dhe Propozim- Programin për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin e studentit për të njëjtin vit.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për këtë vit, është rishikuar dhe miratuar Propozim-Programi për zhvillimin e veprimtarisë për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Propozim-programi për realizimin e mbrojtjes sociale, i cili përfshin pagesën e fondeve për pagimin e kompensimit të dhjetori nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.
Në mbledhjen e sotme, është shqyrtuar dhe përcaktuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen sociale, i cili do të paraqitet në Parlament në një procedurë të rregullt. Ndryshimet parashikojnë të mundësojnë që shërbimin e ndihmës personale të përdorin edhe fëmijët nga mosha gjashtë vjeç me aftësi të zvogëluar funksionale, në mënyrë që të sigurohet ndihmë individuale dhe mbështetje për fëmijët për aktivitetet e përditshme në institucionet arsimore, qendrat për rehabilitimi dhe përfshirja në bashkësinë, të cilat një fëmijë pa aftësi të kufizuara zakonisht i bën pa mbështetje. Me ndryshimet e propozuara, 200 fëmijë pritet të marrin një shërbim të ndihmës personale prej 80 orësh gjatë një muaji.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për përmbajtjen e Programit për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruim, rehabilitimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese të përdorura nga institucionet nacionale në fushën e kulturës për vitin 2021. Programi vjetor për investime në kulturë për vitin 2021 përmban 14 aktivitete të projekteve që do të zbatohen nga Ministria e Kulturës dhe institucionet nacionale në fushën e kulturës që janë bartëse të aktiviteteve.
Burimet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi Vjetor për investime në kulturë për vitin 2021, janë paraparë në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2021 në vlerë prej 207,000,000.00 denarë.