Në mbledhjen e sotme të 44-të, në drejtim të përcaktimit për eliminimin e të gjitha rreziqeve në Liqenin e Ohrit dhe rajonin e Ohrit Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me Projektin e sistemeve të kolektorëve nga Radozhda deri në Kalishtë – Strugë dhe e ngarkoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të sigurojnë fonde dhe të përfshijnë këtë projekt si prioritar për vitin 2021 – 2022.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e Informacionit në lidhje me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim midis Qeverisë së Republikës së Serbisë, Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë të Veriut për bashkëpunim për përmirësimin e importit dhe transitin e mallrave dhe Marrëveshjen për bashkëpunim për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë në Ballkanin Perëndimor dhe e ngarkoi Kryeministrin të nënshkruajë memorandumin dhe marrëveshjen.
Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi Raportin për negociatat e përfunduara për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë të Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për inkurajim dhe mbrojte të ndërsjellë të investimeve dhe e përcaktoi ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut ta nënshkruaj këtë Marrëveshje.
Qeveria e rishikoi dhe e miratoi Informacionin për furnizimin publik shumëvjeçar të punimeve ndërtimore, për zëvendësimin e objekteve të përkohshme, baraka në bazë betoni, gjegjësisht objekte që janë më të vjetra se 40 vjet dhe me dëmtime të dukshme, nga veprimtaria ambulatore-poliklinike e Shtëpisë së Shëndetit Shkup.
Për këtë qëllim, përkatësisht për zëvendësimin e objekteve të përkohshme nga veprimtaria ambulatore-poliklinike e Shtëpisë së Shëndetit Shkup për vitin 2021, janë paraparë 118,000,000.00 denarë, ndërsa për vitin 2022 janë paraparë 94,400,000.00 denarë.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për dhënien e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime 5 LETERS SHPK Resnjë.
Ky vendim u mor në bazë të mendimit të Komisionit për vlerësimin e kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, i cili më 21.12.2020 dhe 12.01.2021 kreu kontroll mbi punën të Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime 5 LETERS SHPK Shkup në objektin e vendosur në fshatin Aldanc, Krushevë, gjatë të cilit u konkludua se kushtet në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin e vlerësuar dhe miratuar nga Komisioni për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk përmbushin dispozitat e Ligjit për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope në pjesën e kuadrit, duke vepruar në kundërshtim me nenin, dispozitat ligjore për këtë veprimtari.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi 19 vendime të ndara për shpërndarjen e fondeve financiare në 19 konvikte në vend me shlyerjen e shpenzimeve të përgjithshme (për ujë, energji elektrike, ngrohje), furnizimin e ushqimit për konviktet studentore për shkak të situatave të paparashikuara të shkaktuara nga pasojat e pandemisë KOVID-19 .
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për detyrimet totale të papaguara të Ministrisë së Kulturës për projektet e zgjedhura në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional për kulturën për vitin 2020 dhe e ngarkoi Ministrinë e Kulturës që të mos paguajë mjetet financiare të shfrytëzuesve pa përcaktuar bazën ligjore për ato mjete.
Në këtë drejtim, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave përmes Sektorit për inspektim financiar të kryejë kontroll në Ministrinë e Kulturës, e cila mori për detyrë që pas kontrolleve financiare të kryera të informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjendjen konstante dhe masat e ndërmarra pas gjetjeve të këtyre kontrolleve .
Ministrat në Qeveri në mbledhjen e sotme e shqyrtuan dhe e pranuan Programin Nacional " Viti 2021 - për nder të Blazhe Koneskit" dhe e ngarkuan Ministrinë e Kulturës të koordinojë zbatimin e këtij Programi Nacional, i cili këtë vit është pjesë e kalendarit të përvjetorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të UNESCO-s.
Në mbledhjen e Qeverisë, u miratua konkluzioni që tregon se Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut brenda 5 ditëve deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë propozim vendim për përpunimin e monedhave të përshtatshme, me rastin "Viti 2021 - për nder të Blazhe Koneskit”.
Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë të ngarkuara për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Programin Nacional që janë në kompetencë të tyre, dhe institucioneve dhe drejtorive të tjera të përfshira në Programin Nacional "Viti 2021 - për nder të Blazhe Koneskit" u sugjerohet që në kohë dhe në mënyrë cilësore t’i realizojnë përmbajtjet e dhëna në programin nacional, në përputhje me dinamikën e parashikuar dhe t'i financojnë në kuadër të buxheteve të tyre.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për hyrjen e njësive inxhinierike të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të kryejnë përgatitet për aktivitetin stërvitor ndërkombëtar "Goditje Vendimtare 21 ”, i cili do të mbahet në Poligonin e ushtrisë Krivollak.