“Ndërtimi i largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole, është vetëm pjesë e ciklit investues për reviltalizimin e rrjetit elektro-përçues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti përfshin rikonstruimit dhe ndërtimin e gjashtë largpërçuesve 110 kilovolt. Ky cikël investimesh zëvendëson të gjitha shtyllat e betonit të armuara deri në 66 vite. Investohet me mbi 15 milionë euro për ndërtimin e mbi 130 kilometra largpërçues të rinj”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev i cili bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani dhe përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Andi Aranitasi, e shënuan fillimin e investimit të ri të rëndësishëm të MEPSO-s dhe investim edhe më të rëndësishëm për rajonin.
Kryeministri Zaev tha se ky është edhe një konfirmim për përkushtimin në realizimin e projekteve të premtuara zhvillimore dhe angazhimet për investime në infrastrukturën energjetike që në afat të gjatë do të thonë përmirësim i standardit të jetesës.
"Duke realizuar planin, e përforcojmë rrjetin e transmetimit dhe krijojmë një mjedis të përshtatshëm të infrastrukturës për të gjithë investitorët e mundshëm që mund dhe dinë të përdorin potencialet ekonomike në vendin tonë. Ky investim do të sjellë përfitime të shumta si për popullsinë ashtu edhe për sektorin real. Rrjeti i ri dhe i modernizuar i transmetimit do të thotë investim në një të nesërme më të mirë dhe të lehtësim në jetën dhe punën e popullatës. Në mënyrë plotësuese, aktivitetet për realizimin e projekteve të mëdha kapitale po ndodhin në tërë vendin. Projekti për rindërtimin e stacionit të transformatorit Bitola 2 është duke u zhvilluar, i cili është pjesë e unazës më të rëndësishme energjetike në vend. Ky stacion transformator është pikë fillestare e linjës së transmetimit të ndërlidhjes Manastir - Elbasan përmes së cilës Maqedonia e Veriut është e lidhur në aspekt energjetik me Shqipërinë fqinje në nivel të tensionit 400 kilovolt. Në të njëjtën kohë, ndërtimi i stacionit të ri transformator 400 kilovolt afër Ohrit, do të sigurojë furnizim të besueshëm me energji elektrike në rajonin e Ohrit. Realizimi i projektit ka një rëndësi të madhe për vendin tonë, sepse me të do të vendoset në funksion korridori për transmetimin e energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë s Veriut dhe Shqipërisë, deri në Itali. Ndërlidhja rajonale e sistemeve të transmetimit të energjisë është një interes strategjik afatgjatë për secilin shtet. Marrëdhëniet me fqinjët tanë nënkuptojnë stabilitet të energjisë elektrike, e cila është baza e çdo ekonomie prosperitare”, deklaroi Zaev dhe shprehu urimet e tij për punën e përkushtuar të ndërtimtarëve, kompanive kontraktuese, organit mbikëqyrës si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për realizimin e këtyre projekteve.
Ministri Boçvarski theksoi se në kushte kur me dekada asgjë nuk është investuar në rrjetin përçues, kjo Qeveri, bashkë me ekipin ekspert të MEPSO-s, investon në rikonstrimin dhe modernizimin e gjashtë largpërçuesve prej mbi 130 kilometra.
"Vitin e kaluar, tërësisht janë përfunduar rekonstruksionet e mëdha të nënstacioneve elektrike Vallandovë, Osllome, Dubrovë dhe Prilep ishin kompletuar plotësisht, ndërsa vijon rikonstruimit i nënstacioneve elektrike në Manastir, Strumicë, Vrutok dhe Shkup 4. Kjo dëshmon se ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të transmetimit të energjisë elektrike në vend. Investimet në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike janë thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të ruajtur stabilitetin në sektorin energjetik, këto investime janë të nevojshme për modernizimin e termocentraleve”, deklaroi Boçvarski.
Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani theksoi se me këtë investim e zbatojmë qëllimin strategjik të Qeverisë, ndërsa ky është tranzicioni i prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në mënyrë plotësuese, shtoi ai, në këtë largpërçues në të ardhmen do të kyçet termocentrali i erës "Bogoslovec" me një kapacitet të instaluar prej 36 MW.
Përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitas mirëpriti përkushtimin e Qeverisë për të zbatuar Agjendën e Gjelbër në Strategjinë për energjetikë me deaktivizim fazë të termocentraleve në Osllome dhe Manastir, si dhe dekarbonizim të tërësishëm të Agjendës së Gjelbër Evropiane dhe Marrëveshjes së Parisit.