Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsim.
Në vazhdim u’a përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
“Zgjedh të sfidoj ta ndryshojmë kulturën e trajtimit të cilit gratë e kanë në shoqërinë tonë.
I bashkohem thirrjes së Prokurorisë Publike për të pastruar menjëherë dhe tërësisht rastin "Dhoma Publike", i cili është një krim në të cilin një numër i madh i grave janë viktima të dhunës me bazë gjinore.
Nuk kemi më asnjë minutë për të humbur. Viktimat duhet të mbrohen.
Si Kryeministër, i ftoj institucionet kompetente qeveritare t’i përshpejtojnë ndryshimet në rregulloren ligjore, ngacmimi seksual përmes internetit posaçërisht të rregullohet edhe në Kodin Penal me masa për veprim urgjent të këtyre rasteve. Të pamundësojmë Dhoma Publike në të ardhmen.
Sot zgjedh të shkaktoj ndryshim në atë se si e kuptojmë barazinë gjinore. Ajo është më shumë se përfaqësim i barabartë dhe se ajo është fuqishëm e lidhur me të drejtat e grave dhe se si i zbatojmë në përditshmërinë tonë.
Kur thash se lufta për të drejtat e grave dhe vajzave fillon nga secili prej nesh individualisht ju sfidoj ta ndiqni shembullin tim. Në kabinetin tim në më shumë se 70% të vendeve janë gra apo vajza. Në vendet udhëheqëse - shumica janë gra.
Prej 8 ministri në Qeveri me të cilat udhëheqin anëtarët e LSDM-së, në 4 dikastere udhëheqin gratë. Ato dolën nga dyshet e barabarta tandem për të cilat për së pari herë u sollën si parim në zgjedhjet parlamentare.
Përforcimi politik dhe ekonomik është përgjigja për demokracitë e përparuara, shoqëri e cila aspirojmë të jemi.
Zgjedh të sfidoj që të krijojmë kushte që gratë të jenë aty ku sillen vendimet.
Gëzuar 8 Marsin, për një shoqëri me barazi gjinore!”