Kemi protokolle precize për zbatim të sigurt, jemi të përgatitur për çdo detaj, për çdo situatë. Standardet për mbrojtje janë në nivel më të lartë dhe tërësisht i mbrojnë qytetarët dhe regjistruesit e popullsisë. Regjistrimi i popullsisë po zbatohet dhe do të zbatohet në mënyrë të sigurt, sipas të gjitha standardeve pa pengesa. Këto protokolle edhe deri më tani kanë dhënë mbrojtje të plotë në procese të tjera. Të gjithë duke mbrojtur veten i respektojnë rreptësishtë protokollet, që mos të ketë nevojë për shtyrje”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Në konferencën për shtyp për aktivitetet në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë 2021, amvisërive dhe banesave, përfaqësuesja e Entit Shtetëror të Statistikës, Gjorgieva, i ndau të dhënat më të reja, duke informuar se në diasporë, më shumë sesa pritej në 24 orët e fundit, mbi 20,000 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë vendit janë vetë-regjistruar dhe numri i përgjithshëm deri dje, në orën 09:00 është 121,580 qytetarë.
Në konferencën për shtyp përsëri u bë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë të marrin pjesë në Regjistrimin e popullsisë 2021, duke theksuar se ky është një proces i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt statistikor.
Lidhur me aktivitetet në vend, Gjorgieva tha se këtë fundjavë përfundoi konkursi shtesë për regjistruesit e popullsisë dhe u shpreh e kënaqur nga pjesëmarrja, gjegjësisht janë paraqitur mbi 2,600 regjistrues ose rreth 800 më shumë se numri i nevojshëm. Ajo theksoi se testimet po fillojnë, pas së cilës do të merren rezultatet përfundimtare dhe do të përgatiten vendimet për angazhimin e regjistruesve.
Ajo theksoi se nuk ka vonesë dhe se gjithçka po shkon sipas planit dhe afateve të parapara, në ditët në vijim vazhdon shpërndarja e materialeve për komisionet e regjistrimit dhe fillon trajnimi i instruktorëve rajonal.
Në konferencën për shtyp u theksua se pjesëmarrja në regjistrim është një mundësi për secilin qytetar për të kontribuar në krijimin e së ardhmes së tyre të përbashkët.
"Pjesëmarrja është e detyrueshme. Penalisht përgjigjet për nxitje të bojkotit të këtij operacioni më të rëndësishëm statistikor. Për ata që nuk pranojnë të regjistrohen, do të fillojë një procedurë e kundërvajtjes, ndërsa gjobat janë deri në 300 euro," theksoi zëdhënësi Arsovski, duke theksuar se shtyrja nuk është opsion.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në lidhje me iniciativat që synojnë nxitjen e bojkotit të Regjistrimit të popullsisë 2021, në konferencën për shtyp u theksua se te qytetarët do të mbizotërojë ndjenja për domosdoshmërinë e realizimit të këtij operacioni statistikor dhe të dhënat që do të merren prej së njëjtës.
Qytetarët duhet ta dinë që regjistrimi është një operacion vital për shtetin, në mënyrë që të mund të bëhen strategji për zhvillim.