Kryetari i Qeverisë së Republikësë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shoqërua nga drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darian Sotirovski, u takuan me kryetarët e bashkësive fetare në vend, të përmendura në Kushtetutë – të KOM-it, z.z. Stefanin, BFI-së, Reis ul Ulema haxhi Shaqir efendi Fetai dhe të Kishës katolike, monsinjor Kiro Stojanov, Peshkopi i Eparkit të Shkupit dhe Strumicës-Shkup.
Në takimin e sotëm është biseduar për masat për ballafaqimin me pandeminë, si dhe çështje të tjera aktuale me rëndësi për bashkësitë fetare dhe për shtetin
është konkluduar se, nga takimi të dërgohet thirrje e përbashkët e Qeverisë dhe KOM-it, BFI-së dhe Kishës katolike, drejtuar të gjithë qytetarëve, për respektim të masave të miratuara nga ana e Qeverisë.
Gjithashtu, është shprehur mbështetje nga të gjitha bashkësitë fetare për procesin e vaksinimit dhe u bëhet thirrje e përbashkët të gjithë qytetarëve të paraqiten për vaksinim, me çka do të japin kontribut në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të shëndetit publik.
Nga ana e liderëve fetarë të pranishëm në takim u tha se mbrojtja e shëdnetit nuk është vetëm obligim I shtetit, por është edhe obligim fetar sepse secili njeri është I detyruar, sin ë mënyrë shoqërore, ashtu edhe sipas besimit, të jetë në shërbim të shëndetit.
Bashkarisht u konstatua se në këto moment kur njerëzimi po përballet me virusin e paraprashikueshëm, nevojitet mature nga ana e të gjithë besimtarëve, sepse sëmundja nuk zgjedh religjione dhe kombe.
Bashkarisht u vlerësua se nga respektimi I masave, do të varet edhe se si qytetarët do t’I kalojnë festat e ardhshme: Pashkët dhe Ramazan Bajramin, ndërsa është e qartë se ekziston dëshirë tek të gjithë për shënim të festive të mëdha fetare në paqe dhe qetësi dhe së bashku me më të afërmit në familje.
Kryeministri Zaev u shprehi falënderim liderëve fetarë për nevojën që të qëndrojnë së bashku, në përballjen me pasojat e pandemisë, që është në dobi të të gjithë njerëzve. Ai paralajmëroi takime edhe me përfaqësues të bashkësive të tjera fetare në vend.
Në takim u bisedua edhe për çështje nga sfera e denacionalizimit të pronës dhe arsimit dhe u vendos që për to të ketë kontakte të mëtutjeshme, me qëllim të rrumbullakësimit të zgjidhjeve në interes edhe të shtetit edhe të bashkësive fetare dhe qytetarëve.
Përfaqësuesit e bashkësive fetare të pranishëm në takimin e sotëm i shprehën falënderim kryeministrit Zaev për t’u hapur për bisedime dhe bashkëpunim, çdoherë kur kjo nevojitet.