Shtabi Kryesor Koordinues e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe në bazë të rrjedhave dhe gjendjeve epidemiologjike në vend, uljes së numrit të personave të shtruar në spital dhe numrit të personave të infektuar, për mbledhjen e nesërme të Qeverisë rekomandon të miratohen masat në vijim:
Duke filluar nga 12 maj 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 05:00.
Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën tarraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30.
Të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.
Protokolli i dedikuar për fëmijët nën kujdes në kopshtet e fëmijëve të ndryshohet, gjegjësisht lejohet rritja e numrit të fëmijëve nga 15 deri në 20 në një grup.
Sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive mund të fillojnë me kryerjen e aktivitetevenë objekte të tyre.
Lejohet përdorimi i pushimeve vjetore për punonjësit shëndetësorë.
Këto masa do të vlejnë deri më 18 maj 2021.